Home » Kulturë, Lajme » PO RRITET NJERIU TEK NJERIU

PO RRITET NJERIU TEK NJERIU

Nga Ramiz LUSHAJ

Ike ti Zojë, Nanloke e Mirë

Në këtë Kohë të Vështirë

90 vite ti mban mosha e Emni,

I rrite 9 fëmijë- Yje Kelmendi.

Bijë në Shkrelin e Rugovës.

Nuse në Vuthajt e Gucisë.

Te dyja të rriten Nanëmadhe.

I pate si dy duart, si dy sytë.

Në Rugovë – te Rexh Avdia i Shkrelit

Në Vuthaj – te Cung e Isuf Dedusha

Jetë n’dy kulla t’rrituna me histori

Edhe nga pena, edhe nga pushka.

Brezat e tu, në Shkrel e në Kelmend,

Me Penden akademi,

Me Pushkën lapidar,

Për Gjuhen e Shkollen Shqipe,

Për Pavarësinë e Kosovës dardane,

Nga Prishtina në Shtëpinë e Bardhë.

Dardani, 26 mars 2020

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch