Home » Lajme, Shëndetësi, Vendore » IKSHPK për mërgimtarët: Ata që kanë ardhur luten që të vetëkarantinohen për 14 ditë

IKSHPK për mërgimtarët: Ata që kanë ardhur luten që të vetëkarantinohen për 14 ditë

Ky është lajmërimi i plotë nga IKSHPK:

Të nderuar Qytetarë të Republikës së Kosovës!

Ju lutemi me shpirt:

QËNDRONI NË SHTËPI pranë të afërmve tuaj dhe ndiqni rekomandimet tona sa më shumë që të keni mundësi!

Bashkatdhetarë të nderuar që keni ardhur në atdhe! E di që keni mall për atdhe dhe keni ardhur të vizitoni familjen dhe të dashurit tuaj!

Kësaj radhe na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi pranë të afërmve tuaj.

QË TË TREGONI ATDHEDASHURI DHE PATRIOTIZËM:

PA SHTRËNGIM DUARSH!

PA PËRQAFIME!

QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!

LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!

AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!

KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!

Për bashkatdhetarët që akoma nuk kanë ardhur në Kosovë:

JU LUTEMI QË TA SHTYENI VIZITËN NË ATDHE DERI NË KALIMIN E KËSAJ SITUATE!

KËSAJ RADHE DO TË NA NDIHMONI NËSE QËNDRONI ATJE KU JENI!

Nëse keni vendosur patjetër të vini në Atdhe keni obligim të detyruar të qëndroni 14 ditë të vetëkarantinuar!

Nëse keni ardhur tashmë në Atdhe, ju lutem qëndroni në vetëkarantinë dhe bëni gjestin patriotik: përmbajuni rregullave të vetëkarantinës!

Nëse keni shenja dhe simptoma të dyshimta në lidhje me COVID-19 na thirrni në qendrën e thirrjeve 03820080800 për informata të nevojshme!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch