Home » Kulturë » Ilda Kroni konkuron për “Supermodel of Albania”

Ilda Kroni konkuron për “Supermodel of Albania”

Shkruan: Ermira Babamusta, New York

Tiranë – Bukuroshja
shqiptare Ilda Kroni synon të bëhet Top Modele e Victoria Secret, kompania më
famoze e modës në botë. Ilda ëndërron që një ditë të marrë pjesë në sfiladat e
famshme botërore në New York, Milan dhe Paris për
të prezantuar bukurinë shqiptare në botë. Fituese e titullit “Miss Eleganca”
Ilda Kroni momentalisht po konkuron për titullin e spektaklit “Supermodel of
Albania 2013”.

“Që kur isha e vogël e kam patur pasion modën. Kam një vit
që e marr profesionin e modës seriozisht dhe ëndërroj një ditë të jem modele e
Victoria Secret. Ndjek shpeshherë stilet e modës të New Yorkut, Parisit dhe
Milanit dhe kam dëshirë që një ditë të eci nëpër sfiladat e tyre,” tha modelja
Ilda Kroni.

Ilda Kroni ka lindur me 12 dhjetor 1994 në Shkodër me emrin
Doroilda Kroni, me prindër Gjovalin dhe Terezina Kroni. Në moshën 3-vjeçare
Ilda kanë ikur në Kretë, Greqi me familjen, ku ka jetuar për 15 vjet dhe ka
studiuar informatikë dhe anglisht.

Në 2012 ajo është kthyer në Tiranë, ku ndjek
modelizmin dhe aktrim.

“Besoj se bukuria e një femre është thjeshtësia, zgjuarsia,
eleganca dhe karakteri, aty shihet bukuria e vërtetë. Në konkursin Supermodel
of

Albania kam dëshirë të jem ambasadore e bukurisë kombëtare shqiptare për të
përfaqësuar bukurinë shqiptare në vend dhe botë. Kam marrë pjesë në konkurse të
ndryshme në Kosovë dhe Mal të Zi si dhe në sfilada me veshje nusërie dhe
moderne,” shtoi Ilda.

Në gusht 2012 Ilda Kroni u zgjodh “Miss Eleganca”, në
konkursin e modës mbajtur në Ulqin.

Ndërsa në dhjetor 2012 konkuroi për “Top
Model Dukagjini” ku prezantoi veshje shqiptare tradicionale si dhe fustane
elegante të mbrëmjes.

Ka marrë pjesë në disa prezantime, sfilada mode dhe
photoshoot në Shkodër, Tiranë, etj. Ilda shpreson të bëhet një figurë e njohur
e bukurisë dhe modeling-ut. (www.facebook.com/ildakronioffical)

Përveç modës Ilda Kroni ka pasion edhe aktrimin, por thotë
se angazhimi i parë i saj është modelimi. Ilda ka luajtur në Teatrin famoz të
Shkodrës “Migjeni” në 2013. Në verën e 2012-të punoi si aistente produksioni në
xhirimin e filmit ‘Shqipe’, produksion i kompanisë shqiptaro-amerikane

Colored
Films në Hollivud, themeluar nga dy motrat e famshme Greta dhe Vilma Zenelaj.
Motra e Ildës, Graciela Kroni luan një nga rolet kryesore në filmin ‘Shqipe’,
me regji të Vilma Zenelit, dhe me producente Greta Zeneli. (www.shqipethemovie.com)

“Ishte një gëzim i madh të shikoja motrën time të vogël

Graciela teksa përgaditej për rolin e saj ‘Lola’ në filmin Shqipe. Si asistente
gjatë xhirimit të filmit në Shkodër ishte kënaqësi të punoja me regjizoren e
talentuar Vilmën dhe aktoren Greta Zeneli. Të dyja motrat ishin shumë të
dashura dhe kaluam bashkë një përvojë të paharruar.

Gjithashtu ishte nder të
punoja me disa nga ikonat legjendare shqiptare si Zyliha Miloti, Ndriçim Xhepa
dhe Agron Dizdari, figura shumë të dashura për mua,” deklaroi modelja, aktorja
Ilda Kroni.

“Ishte kënaqësi të punoja me Ilda Kroni gjatë xhirimit të
filmit Shqipe verën e kaluar në Shqipëri. Ilda është shumë e dashur, simpatike
dhe mjaft e talentuar. Edhe motra e saj, Graciela është shumë e aftë si aktore
e re në portretizimin e karakterit Lola në filmin Shqipe. Besoj se Ilda është
një shembull i fortë i një femre të sofistikuar, inteligjete moderne plot
elegancë.

Jam krenare që ajo po përfaqëson bukurinë shqiptare në konkursin
Supermodel Albania dhe i uroj suksese në këtë konkurs,” tha aktorja e talentuar
Greta Zenelaj, fituese e çmimit ‘Aktorja më e Mirë’ (Best Actress Award) në New York
(www.coloredfilms.net).

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch