Home » Kulturë, Vendore » Ilir Jusufi ka mbrojtur tezën e doktoratës vizuelizimi i të dhënave apo informatave

Ilir Jusufi ka mbrojtur tezën e doktoratës vizuelizimi i të dhënave apo informatave

Preshevës iu shtua edhe një doktor i shkencave kompjuterike, doktori më i ri 30 vjeçari, Ilir Jusufi ka mbrojtur tezën e doktoratës në Suedi me titullin vizuelizimi i të dhënave apo informatave.

Kjo temë është disciplinë në kuadër të shkencave kompjuterike, përmes së cilës inkuadrohet njeriu në procesin e gjetjes së diturisë përbrenda një muri të madh të informatave. Gjatë intervistës në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva Ilir Jusufi ka deklaruar se aplikimi i kësaj disipline tani më është e njohur në sferën e medicinës me theks të veçantë në biologji si mapimi i kodit gjenetik. Ilir Jusufi tani do të vazhdojë si hulumtues posdoktoral edhe në Universitetin e Kalifornisë.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch