Home » Lajme » Ilir Meta tha se do të shpërndante parlamentin më 15 mars, reagon Rama: Mund t’i shpallësh luftë edhe SHBA-ve, por…

Ilir Meta tha se do të shpërndante parlamentin më 15 mars, reagon Rama: Mund t’i shpallësh luftë edhe SHBA-ve, por…

Teksa ka firmosur dekretin kundër ligjit që i hoqi atij kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, Presidenti i vendit Ilir Meta u shpreh:

Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë  nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo.

Shumë prej jush mund të kenë pasur ndonjëherë vërejtje për tonin tim, por duhet të dini që unë në publik për hir të disa interesave shtetërore, nuk kam treguar as 10% të krimeve që kanë ndodhur kundër sovranitetit tuaj dhe reformës në drejtësi. Prandaj, ju siguroj se kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj. Tani do iu lutesha shumë, me qetësi dhe drejtësi, tani kam një lutje për të gjithë ju”, tha Meta.

Nga selia e PS-së ka dalë në një deklaratë për mediat duke u shprehur se presidenti nuk mund ta shpërndajë parlamentin dhe se ai mund ti shpallte luftë edhe SHBA-ve, por parlamenti nuk ja njeh:

Rama:

Presidenti nuk mund ta shpërndajë parlamentin, nuk mund të firmosë dekrete të tilla. Mund të firmosi edhe dekret për ti shpallur luftë SHBA-ve, por parlamenti nuk mund ta njoh. Lajmi i mirë është Shqipëria reali ka marrë një tjetër mbështetje të jashtë zakonshme në Bruksel.

Top Channel

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch