Home » Lajme, Vendore » Imami Sulejman Fejzullahu e uroi për zgjedhje në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliun

Imami Sulejman Fejzullahu e uroi për zgjedhje në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliun

Musliu-Hoxhë Zejnullahu-2K U M T E S Ë

 

 

Krytari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, në selinë e këtij institucioni u takua me një delegacion të Këshillit të Bashkësisë Islame në krye me imamin Sulejman Fejzullahu, me ç`rast imami Sulejman Fejzullahu e uroi për zgjedhje në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliun duke theksuar se ky institucion ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe se bashkupnimi i ndërsjell nuk do të mungoj as në të ardhmen. “KKSH dhe KBI nga Bujanoci duhet edhe më tej të avancoj këtë bashkëpunim në organizimin si të jetës fetare ashtu edhe të shoqërisë në tërësi” tha imami Fejzullahu.

Musliu-Hoxhë ZejnullahuKryetari Musliu duke i falenderuar imamët nga KBI Bujanoc për angazhimin e tyre theksoi se mbi të gjitha duhet të mbretërojë mirkuptimi dhe bashkëpunimi.

“Besoj që për angazhimin e përbashkët për çështje kruciale apsolutisht nuk do të mungoj. Është më se e nevojshme të identifikohen të gjitha hapsirat ku mund të japim kontribut për të avancuar dhe mbrojtur të drejtat fetare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për më tepër organizimi fetar edhe para luftës edhe pas luftës ka vepruar në kuadër të ruajtjes së substancës kombëtare të shqiptarëve. Andaj, në këtë kontekst përgjegjësit dhe obligimet janë më të mëdha, por të gjitha sfidat do ti tejkalojmë bashkarisht” nënvizoi Musliu.

Gjatë takimit u diskutuan të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe sfidat që na presin në të ardhmen si KKSH-në dhe KBI-n e Bujanocit.

 

Bujanoc, 12.12.2014                     Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch