Home » Lajme, Vendore » Incident në seancën e Kuvendit Komunal të Preshevës

Incident në seancën e Kuvendit Komunal të Preshevës

Në Kuvendin Komunal të Preshevës sot u mbajt një seancë tepër e tensionuar mes këshilltarëve opozitarë dhe kryetarit të Komunës z. Shqiprim Arifit, duke u përballur fizikisht edhe me drejtuesin e kuvendit dhe këshilltarët e pozitës.

Në bazë të rregullores së kuvendit kryesuesi, Sami Salihu pas incidentit ka kërkuar suspendimin e këshilltarit që krijoi incidentin nga kjo mbledhje, kërkesë kjo e cila nuk është rrespektuar ngakëshilltari përkatës dhe drejtuesit e opozitës.

Me qenë se kushte për të vazhduar seanca nuk kishte, punimet Kuvendi i ka vazhduar në një sallë të improvizuar ku dhe sësish kanë vazhduar polemikat me ç’rast është dashur të intervenojnë punëtorët e kompanisë së sigurimit MNF që janë të kontraktuar në objektin e administratës komunale për ruajtjen e rendit dhe hapësirës publike.

Kryetari i Komunës z. Arifi, rastin e sotëm e ka cilësuar si veprim jo të mirë dhe ka kërkuar maturi nga këshilltarët e të gjitha partive politike për veprimet që bëjnë.

Për sjelljet e këshilltarit që ka thyer rregulloren e kuvendit dhe ka bërë dëmtimin e pronës publike priten qëndrimet zyrtare nga organet kompetente.

Momenti kur sigurimi tenton ta largojë me dhunë këshilltarin Rinor Krasniqi nga mbledhja e Kuvendit Komunal dhe pse kjo gjë është e kundërligjshme

Momenti kur sigurimi tenton ta largojë me dhunë këshilltarin Rinor Krasniqi nga mbledhja e Kuvendit Komunal dhe pse kjo gjë është e kundërligjshme

Posted by Rtv Aldi on Tuesday, October 1, 2019

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch