Home » Lajme, Vendore » Incidenti me serbët në Veri – plagosen 32 policë të Kosovës

Incidenti me serbët në Veri – plagosen 32 policë të Kosovës

Një incident që ndodhi dje në Kosovë, ku është perfshire policia kosovare dhe serbe që hynë nga Serbia për të festuar diten e Vidovdanit u plagosen 32 policë. 

Pasi u krijua një rrëmujë tek ura e lumit Ibër në Mitrovice, policia kosovare i ndaloi dhe i deportoi serbet permes pikes kufitare te Merdares. Ata sulmuan  me gure dhe sende te forta policet gjate deportimit, nga ku mbeten te lenduar 32 police te Kosovës.

Ministri i Brendshem i Kosoves Bajram Rexhepi raportoi ne kuvend mbi dinamiken e ketij incidenti.

Ai tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të Policisë së Kosovës.

Ky grup prej 70 vetash, me dy autobusë, kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare në veri dhe më pas kishte kaluar në jug të Mitrovicës, ku fillimisht kishte shkaktuar një incident duke provokuar Policinë e Kosovës poshtë urës së lumit Ibër.

Më pas, ata u nisën për në Vushtrri, me synimin që të merrnin pjesë në shënimin e Vidovdanit.

Policia, në komunikatat për media, njofton se ata kanë patur veshje me mbishkrime provokuese për rendin dhe qetësinë në vend.

Po ashtu, ky grup që besohet t’u përkasë fansave “Dellije” të klubit futbollistik Crvena Zvezda nga Beogradi, ka provokuar qytetarët, andaj, në orët e hershme të mëngjesit ishte marrë vendimi që të kthehet në Serbi nën përcjelljen e policisë, tha ministri Bajram Rexhepi.

“Pas deportimit në pjesën, si e kanë kaluar kufirin, ata të revoltuar e kanë bërë një inskenim dhe ua kanë marrë çelësat vozitësve të tyre dhe kanë dalë jashtë dhe kanë hedhur në drejtim të policisë kufitare të Kosovës gurë dhe mjete tjera të forta me ç’rast kanë lënduar disa prej tyre. Policët e kanë kryer detyrën e vet dhe natyrisht ata kanë qenë të vet-përmbajtur që të mos përdorin armë zjarri”, tha Rexhepi.

“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë”, theksoi Rexhepi, duke përjashtuar mundësinë e plagosjes së policëve edhe me armë zjarri.

Lidhur me këto informacione, ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se në QKUK janë trajtuar vetëm 9 raste, që kryesisht kishin marrë lëndime nga sendet e forta.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch