Home » Lajme » Informatë rreth regjistrimit të studentëve në vitin e parë shkollorë 2011-2012 në Universitetet e Republikës së Shqipërisë

Informatë rreth regjistrimit të studentëve në vitin e parë shkollorë 2011-2012 në Universitetet e Republikës së Shqipërisë

Kabineti i Kryetarit të Komunës së Preshevës bazuar në shkresën e ministrisë së arsimit të Republikës së Shqipërisë pikrisht shefit të kurikulave të arsimit të lartë lëshon këtë:

Informatë rreth regjistrimit të studentëve në vitin e parë  shkollorë 2011-2012 në Universitetet e Republikës së Shqipërisë

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë me nr. 423, datë 08. 06. 2011 “Për kuotat e pranimit në Institucionet Publike të Arsimimit të Lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, si dhe tarifat e shkollimit, për vitin akademik 2011-2012”, janë miratuar në total kuotat e kandidatëve, sipas programeve të ndryshme të studimit, per kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe për shqiptarët nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë shpërndarjen e tyre sipas Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, këtu bashkëngjitur (dokumenti : Urdhër 413 datë 25 gusht 2011 Shpërndarja e kuotave për trojet cikël i parë, viti 2011-2012 ).

Njëkohësisht sipas Udhëzimit nr. 25, datë 20. 07. 2011 “Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik  2011-2012”, administrimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e kandidatëve nga Republika e Kosovës bëhet nga Universitetet  Publike Shqiptare pritëse mbështetur në notën mesatare të shkollës së mesme edhe notat e lëndëve për të cilat këto Universitete  kanë vendosur koeficientët më të lartë për pranimet në këtë vit akademik. (dokumenti: Udhëzim 25 datë 20. 07. 2011 Procedurat e regjistrimit cikli parë kohë e plotë 2011-2012).

Ndërkohë kandidatët Tuaj të vijojnë aplikimet për programin e kërkuar, pranë Universiteteve Publike Shqiptare, sipas datave të përcaktuara në Udhëzimin e sipërpërmendur, duke njoftuar edhe kandidatet qe duan të konkurojnë në programet me konkurs, sipas Udhëzimit të Konkurseve në IAL Publike 2011-2012,prej 5 gjer 15 shtator 2011.

( Informata më të hollësishme mund të gjenden në faqen e internetit të ministrisë së arsimit në Shqipëri dhe fakultetet përkatëse )

Te nderuar kolege !!!

Dëshirojmë t`Ju garantojmë se në rast se kërkesat për studime të kandidatëve Tuaj, do t`i kalojnë kuotat e parashikuara nga MASH, do të merren masat për të plotësuar këto kërkesa, me një rishpërndarje apo shtim kuotash për të bërë të mundur kanditatëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit, të mund të studiojnë në Universitetet Shqiptare.

Duke Ju falënderuar mirëkuptimin Tuaj, gjejmë rastin t`Ju përshëndesim dhe t`Ju shprehim vullnetin tonë për një  bashkëpunimin gjithmonë e më të  frytshëm.

Albano Zhapaj

Shef i Kurrikulave të Arsimit të Lartë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Durresit Nr. 23, 1001

Tirana ALBANIA

Technology might be mobile spy of www.trymobilespy.com a new outlet for sexual expression, but the anonymity and ephemeral qualities of our devices might set children up for future problems

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch