Dr.Zef Mulaj
Marche, Ankona -Itali
Në foto: Ing. Gjon Bisha, duke marrë diplomën…
Këto ditë, në faqet e informacionit industrial të Europës dhe të Shteteve të Bashkuera, gjejmë emrin e shqiptarit Gjon Bisha, me origjinë nga Vau i Dejes- Shkodër, me banim dhe me punë në Itali. Mbaroi studimet në Universitetin Politecnica delle Marche, në Ankona, në shkencat informatike e automatike industriale. Punon në fushen e elektronikës. Është një njeri me pasione të mëdha për shkencen dhe teknologjinë, ku ka bërë emër për kualitetin e tij të larte profesional dhe si qytetar, këtu në Itali. Për një kohë jo shumë të gjatë, rreth 2-vjeçare, me këmbënguljen e tij dhe pasionin studion mënyra e aplikon teknika të përparuara të makinave automatike distributore. Këto ditë u regjistrua dhe u publikua patenta (brevetto) në Europë dhe Shtetet e Bashkuera të Amerikës. Një arritje, që sipas kërkimit të dokumenteve nga inspektorët ndërkombëtarë, në Gjenevë, çertifikuan që shpikja e tij nuk përben një kopjim të shpikjeve të tjera, që gjenden të registruara në dokumentacionin ndërkombëtar të Patentave (Arritjeve të reja shkencore –teknologjike).
Mbas këtij suksesi të parë, tani fillojnë përpjekjet për industrializimin e dispositivit, që zëvendeson për herë të parë, qysh nga shpikja e saj, spiralen në makinat automatike, pa ndryshuar çertifikimin dhe sistemin strukturor të tyre. Zgjidhet kështu një problem i madh për objektet memadhëssi të veçanta, të cilat nuk mund të zbatohen më përpara.Një gjë e rëndësishme, përveç zbulimit të sistemit të integrimit dhe të kontrolli,t nga logjika softare e makinës, ështe edhe kostoja e ulët, pasi shfrytzohen materiale, që gjenden lehtë, pa pasur nevojë për të përshtatur teknologji të posaçme për prodhimin e saj.
Numri i publikimit për Europën është: WO2012168955 A1
Mars, 2014