Home » Lajme, Opinione » Injoranca dhe sherret politike të Preshevës

Injoranca dhe sherret politike të Preshevës

Shkruan: Nehat Hyseni

Prishja e koalicionit paszgjedhor të vendosur menjëherë pas zgjedhjeve lokale të Serbisë të 24 prillit 2016, dmth. më 26 prill 2016, për qeverisjen lokale në komunën e Preshevës, midis Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit dhe “Alternativës për Ndryshim” të Shqipërim Arifit, ka sjellur reagime të pamatura dhe tensione të panevojshme e të pasrsyeshme në komunën e Preshevës.

Realisht, sherri dhe mospajtimet midis këtyre partnerëve të koalicionit kishte filluar heret, qysh në fillimet e tij.

Kurse, qytetarët dhe votuesit e kësaj komune e mirëpritën me entuziazëm këtë koalicion, duke shpresuar dhe duke qenë të bindur se me këtë po i jipet fund keqqeverisjes 12 vjeçare të Ragmi Mustafës.

Shpresat dhe pritjet nga diaspora europerëndimore ishin të mëdha, sidomos tek të rinjët, se do të na sjellin frymën demokratike europiane në mjedisin tonë ballkanik, të zhytur në mjerim.

Prandaj, u krijua një eufori se më në fund “Eureka e gjetëm Shpëtimtarin”, Shqipërim Arifin dyzet vjeçar, i cili është bir i një “gastarbajteri” nga fshati Tërnavë i komunës së Preshevës, i lindur në Manhajm të Gjermanisë.

Arroganca, rrugaçëria dhe agresiviteti i tij në fushatën parazgjedhore, si dhe kërcnimet e hapura se ai ka ardhur nga Gjermania për ta “spastruar” skenën politike, dhe se do të jetë “fshesë” për politikën e vjetër, të cilët i quante “hajna” dhe “komunistë”.

Fjalori i tij ishte i ndotur me terma dhe fjalë vullgare, shpeshëherë të pista e primitive, me një shqipe arkaike dhe të përzier si konglomerat e mishmash gjuhësh të ndryshme, që argëtonin publikun dhe sollën të qeshura e hajgare me sharllatinizmin dhe joseriozitetin e mosdijen analfabetike të tij.

Por, sharjet e fyerjet e paskrupullta ndaj kryetares dhe zëvendëskryetarit të komunës, si dhe ndaj kryetarit të PVD-së, dëshmuan se Shqipërimi nuk është vetëm analfabet dhe pa edukatë elementare familjare, por dëshmoi fuqishëm se është edhe injorant.

Pra, u pa qartë se ky njeri nuk është vetëm i pa ditur, “budallë”, por dhe më tepër se kaq.

Shqipërim Arifi dëshmoi se është “sherr budallë”, dmth injorant dhe dashakeq i rrezikshëm!

Makinacionet dhe dallaverat e kurdisura me tendera, siç ëdhtë për shembull rasti i rrugës “Karposh”, për të cilën nga buxheti komunal të hartuar nga vet APN, janë paraparë 60 milion dinarë (490 000 euro), kurse Shqipërimi ia jep një firme të vetme, pa kompeticion dhe duke i vënë dy kufizime të paligjshme për t’ia pamundësuar ofertimim firmave  të tjera, për 86 milion dinarë (700.000 euro), dmth për 26 milion dinarë (210.000 euro) më tepër.

Për këtë dhe për disa tendera të tjerë, si i shkarkuar nga posti i kryetarit, pritet që të ballafaqohet me drejtësinë.

Jo, jo, injoranca e tij e paskrupullt, si “sherr budallë”, nuk përfundon këtu.

Sepse, ai pa fije turpi, madje me arrogancë akuzon Riza Halimin para kamerave televizive se “nuk e din çka është bruto e çka neto”, duke këmbëngulur se në buxhet parashihet shuma  neto, dmth pa tatim (20%)!?

Prandaj, gënjen pa fije turpi opinionin para mediave, duke mos qenë i vetëdijshëm se “rrena i ka këmbët e shkurta” dhe se kjo vepër kriminale është e dënueshme.

Ai mbivlerëson aftësitë e tia prej manipulatori dhe “sehirbazi” për t’i hedhur pluhur syve të taksapaguesve të komunës së Preshevës.

Pastaj, injoron plotësisht dëshmorët e UÇPMB-së, pa organizuar kurrëfarë manifestimi përkujtues për datën 20 janar 2017, me rastin e katërvjetorit të heqjes së dhunëshme të Lapidarit nga xhandarmeria e Serbisë.

Insistoi për mbylljen e vendeve të punës dhe hudhjen e punëtorve në rrugë nga tri organizata apo institucione, kurse para publikut televiziv gënjen paturpësisht se nuk është e vërtetë!

Me rastin e jubileut të 25 vjetorit të Referendumit të 1 e 2 marsit 1992, ky matrapaz në postin e kryetarit të komunës e injoroi plotësisht këtë eveniment me rëndësi historike dhe nuk organizoi kurrëfarë manifestimi.

Madje as nuk e përmendi Referendumin askund, fare!

Akuzoi paturpësisht shqiptarët e Luginës për ngecje në zhvillim  të kësaj treve të banuar me shumicë shqiptare dhe lavdëroi Serbinë para ndërkombëtarve si “shtet demokratik” që e ka “ndihmuar” Luginën e Preshevës?!

Vallë, a ka dhe a mund të ket gjeste dhe veprime më antishqiptare dhe më proserbe e serbofile se këto?

Shqipërimi “sundoi” shkurt, vetëm dhjetë muaj komunën e Preshevës.

Por ama do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë për marifetllëqet dhe truqet e tia antiligjore, autoritare, jotransparente e grabitqare të pronës, pasurisë dhe parasë publike të qytetarve dhe taksapaguesve të komunës së Preshevës, duke e konsideruar politikbërjen dhe qeverisjen lokale si biznes dhe mundësi abuzimi e pasurimi korruptiv dhe të paligjshëm.

Përveç abuzimit me tendera të paligjshēm dhe zhvatjes së buxhetit të komunës së Preshevës, dyshohet se Shqipërim Arifi dhe partia e tij janë financuar nga burime të dyshimta, që ai vet i quan “organizata humanitare”, me mision sekret që tani për tani vetë dreqi i mallkuar mund t’i bie në fije.

Në Preshevë ka filluar të flitet me të madhe dhe të dyshohet publikisht për lidhjet e tij me organizata ekstremiste, tejet të dyshimta nga vendet e ndryshme islame nga Lindja e Afërt dhe nga Lindja e Mesme, që zhvillojnë aktivitete sekrete, të kamufluara pas emërtimeve të “bëmirësisë”, solidaritetit, “merhametit”, apo si “organizata humanitare”, OJQ të ndryshme, etj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch