Home » Lajme, Opinione » INJORANCA MODERNE E MODERNITETIT

INJORANCA MODERNE E MODERNITETIT

Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës

Sot njerëzimi ka arritur shkallën më të lartë të zhvillimit teknologjik , ekonomik, politik dhe social. Bota dhe njerëzit janë shumë afër dhe komunikojnë shpejt me njëri-tjetrin. Falë teknologjisë bota komunikative është bërë e vogël dhe e shpejtë. Shkenca  dhe teknologjia kane  ecur shumë përpara. Pra, kjo është epoka e modernitetit.

Por kjo epokë ka  edhe anën tjetër të medajles, ka injorancën e vet shumë tëmadhe,ka injorancën moderne.  Kjo injorancë duket ,ekspozohet, flet dhe dëgjohet  kudo: në politikë, në pushtet, në akademi, në drejtësi, në bizness,  në media etj,. Kjo injorancë ka marrë dhe rrëmbyer edhe prerogativat e moralitetit, të ndershmërisë, të patriotizmit dhe të diturisë.

Injorantët  më të madhenj të këtij moderniteti janë politika dhe pushteti.

Kjo injorancë tipike pushteti e politike është sëmundje shumë e madhe dhe e dëmshme gjë e cila bën që të vuajnë individë, popuj dhe kombe , dhe prej saj bota është armatosur aq shumë sa një aksident bërthamor mund të shkaktojë një katastrofë , apo apokalips katastrofik me përmasa të paparashikueshme botërore.

Injoranca ka kapur edhe demokracinë madje. Kudo në pushtet janë injoranca dhe paaftësia.

Injoranca moderne, më e re,  gjendet kudo.

Kjo injorancë moderne po formon individin  e ri, modernin injorant të ri  me edukatën materialiste, egoiste,  paredashëse, dëfrimdashëse dhe po e largon njeriun gjithnjë e më shumë nga besimi e familja, po e bën njeriun të korruptuar dhe joprinddashës. Pra, injoranca moderne teknologjike dhe materialiste po e dehumanizon njeriun dhe po prish familjen dhe moralitetin njerëzor.

Televizioni dhe sidomos Interneti  u  kanë  dhënë shansin që të  duken e të “shkëlqejnë” injorantët, budallallëqet, mashtrimet, intrigat, ofezat  dhe kotësirat të cilat keqedukojnë , keqformojnë , stresojnë dhe qorrollepsin opinionin .

Kjo injorancë moderne ia ka kaluar edhe asaj të lashtësisë për përmasat që ka marrë alkooli dhe drogat, bixhozi, kamata , pornografia dhe prostitucioni, diferenca e jashtëzakonshme dhe diskriminimi social ku një shumicë e vogël  kanë pasuri sa mbi 90% e njerëzve.

Miliona e miliona  njerëz vuajnë  nga padrejtësia, varfëria, uria e etja; nga eksodi,papunësia , mosstrehimi, moskujdesi shendetsor,  dhe e kanë problem mbijetesën, dhe nga ana tjetër harxhohen kot miliarda dollarë për armatime dhe  për dëfrime tekanjoze , për shpenzime luksi të panevojshme  prej një pakice njerëzish  të cilët nuk dinë se çfarë të bëjnë me paratë  dhe me pasurinë.

“Injoranca” financiare  dhe paraja grabitqare realisht e kanë korruptuar dhe e kanë falimentuar botën.

Injoranca e pushtetit  dhe e parasë po përshpejton apokalipsin e planetit me shkatërrimin e burimeve dhe resurseve jetike të tij: të pyjeve, të ujrave , të ajrit e të krijesave të gjalla.

Pra, injoranca e modernitetit  po kërcenon dhe po shkatërron natyrën dhe jetën njerëzore.     

Kjo injorancë po shkatërron si të shkuarën dhe të ardhmen e brezave.

Kjo injorancë materialiste nuk ka respekt dhe as mirënjohje as për traditën ,as për kulturën  dhe as për ata që sakrifikuan për të sotmen.  Dhe, kjo injorancë moderne nuk mendon as për brezat e së ardhmes sepse: paraja, luksi, pangopësia dhe uria grabitqare për pasuri, korrupsioni , mashtrimet dhe amoralitetet e tjera ia kanë errësuar shikimin dhe ia kanë thjeshtuar  mendimin, gjykimin dhe arësyen.

Prej kësaj injorance  moderne gjithçka sot matet e peshohet me kutin e interesit të ngushtë, me atë të padhimbshurisë dhe të pandjesisë; të papërgjegjshmërisë , të korrupsionit, te padrejtesise  e të  përfitimit të parasë e pasurisë, prej statusit politik dhe atij të pushtetit si kurrë më parë në histori.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch