Home » Lajme » Injorimi i kërkesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga ana e ministrit Markoviq ven në pikpyetje funksionimin e Trupit Koordinues

Injorimi i kërkesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga ana e ministrit Markoviq ven në pikpyetje funksionimin e Trupit Koordinues

Në koncferencën e sotme për shtyp të lideri të Parttisë për Veprim Demokratik (PVD) z.Riza Halimit, fillimisht ai ka thkesuar se “gjatë vizitës së fundit në Preshevë dhe Bujanoc kur nuk u takua as me kryetarët e komunave e as me kryetarin e Këshillit Nacional, ministri Markoviq i konfirmoi deklaratat e mëhershme se ai, nuk bashkëpunon me udhëheqësit lokal dhe se të gjithë punët e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i kryen ai vetë me shërbimin e tij nga Beogradi…”

Sipas .z. Halimi, paraprakisht, kryetari i Trupit Koordinues duke i injoruar këdr4sdat e shqiptarëve etniksi dhe udhëheqësit, bashkë me kuadrot e Luginës së Preshevës, nuk e ftoi asnjëherë përbërjen e zgjeruar të Trupit Koordinues dhe nuk e lejoi funksionimin e grupeve koordinuese dhe në këtë mënyrë imponoi formën arbitrare të punës pa plane finansiare, pa programe operative dhe pa program strategjik.

Është kjo dëshmi e fortë se kryetari i Trupit Koordinues duke u bazuar në praktikat burokratike tanimë krejtësisht e ka zhvlerësuar dhe anuluar Marrëveshjen për parimet e rekonstruimit të Trupit Koordinues të nënshkruar më 27 mars 2009 dhe të vërtetuar me vendimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë të 09 prillit 2009, ka nënvizuar kryetari i PVD-së.

Në këtë situatë, kryesia e PVD- së në mbledhjen e saj të fundit vlerëson se ka dështuar edhe kësaj radhe, njësoj si në vitin 2005 iniciativa e përkrahur nga OSBE, që përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të jenë pjesmarrës aktiv në punën e Trupit Koordinues, andaj është e domosdoshme që të shqyrtohet funksionimi madje edhe ekzistimi i mëtejmë i këtij organi të veçantë qeveritar për Luginë të Preshevës, i cili po të mbetet edhe më tutje në formën ekzistuese burokratike rrezikon ngushtimin serioz të kompetencave të pushteteve lokale dhe të Këshillit Nacional.

Këtë shqyrtim urgjentisht duhet ta bëjë Qeveria e Republikës së Serbisë dhe OSBE së bashku me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve, posaçërisht kur është e njohur se pjesa dërmuese e programit qeveritar të vitit 2001, të përkrahur nga faktori ndërkombëtar, ka ngelë pa u realizuar.

Pikërisht, për shkak të dështimit të Qeverisë serbe, që me anë të Trupit Koordinues t’a revitalizoj ekonomikisht këtë rajon dhe t’i integroj shqiptarët në strukturat shtetërore, aktualisht në Luginë të Preshevës kemi gjendje të rëndë, në mungesë totale të perspektivave për jetë normale, që i ka detyruar qindra shqiptarë të kërkojnë azil në shtetet evropiane.

Sipas deputetit Riza Halimi “është domosdoshme që Qeveria serbe dhe faktori ndërkombëtarë të ndërgjegjësohen për faktin e pamohueshëm se numri prej disa qindra shqiptarëve që kërkuan azil në shtetet evropiane gjatë vitit të kaluar është tejet simbolik në krahasim me disa dhjetëra mijë shqiptarë që u detyruan të largohen nga vatrat e tyre shekullore brenda 12 viteve të fundit dhe se vendbanime të tëra në Zonën e Sigurisë Tokësore janë para zbrazjes së plotë, kurse komuna e Medvegjës, mjerisht është para pastrimit të plotë etnik…”

Injormi i kërksave të shqipatarëve nga pal serbe në Medvegjë PVD mund të tërhiqet nga kualicioni qeverisës

Në këtë situatë dramatike, kur asnjë kërkesë e përfaqësuesve shqiptarë nuk po realizohet, dega e PVD-së në Kuvendin Komunal të Medvegjës është duke e shqyrtuar opsionin e shkëputjes së koalicionit aktual, madje edhe variantin e largimit të këshilltarëve të PVD-së nga puna e këtij Kuvendi. Shembull i mirë i ndërtimit të strukturave multietnike të pushtetit lokal me siguri është Bujanoci, andaj edhe kryesia e PVD-së e vlerson të papranueshme iniciativën e të ashtuquajturit Këshill Nacional serb për ndarjen e kësaj komune në baza etnike, që është refleksion i ideve të ngjashme të papranueshme dhe të rrezikshëm në nivele më të larta për ndarjen e Kosovës.

Mirëpo, paraqitja e njëkohshme e bllokimit të punës së ndërmarrjes komunale të Bujanocit nga bashkësia lokale në Rakovc me popullatë serbe dhe mosreagimi adekuat i gjykatës themelore në Vranjë si dhe organeve tjera shtetërore është shqetësues dhe dërgon mesazhe serioze se prapa Këshillit Nacional serb qëndrojnë struktura të caktuara shtetërore. Në kuadër të përcjelljes së kësaj situate në Bujanoc por edhe Medvegjë së shpejti do të mbahet mbledhje e re e Kryesisë së PVD-së.

Pas paraqitjes sime në Parlamentin republikan edhe me këtë rast gjykoj në formën më të ashpërt ngritjen e procedurës penale kundër kryetarit të Këshillit për të drejtat e njeriut Belgzim Kamberi nga ana e prokurorisë themelore në Vranjë. Pa dyshim se kemi të bëjmë me akt anticivilizues me të cilin po tentohet të inkriminohen kërkesat krejtësisht legjitime për pranimin urgjent të diplomave të Universitetit të Prishtinës të paraqitura në protestat e organizuara nga ky këshill dhe forumet rinore të të gjithë subjekteve politike në Luginë të Preshevës.

Kryesia e PVD-së e vlerson të suksesshëm tubimin protestues të organizuar nga ana e Pleqësisë së Bashkësisë Lokale në Miratovc me kërkesë plotësisht të drejtë për hapjen e kalimit kufitar, që do të jetë në funksion të qarkullimit të lirë të qytetarëve.

Në këtë drejtim vlerësohet se situata aktuale e ngarkuar me probleme të rënda imponon domosdoshmërinë që paralel me format tjera të veprimit politik të organizohen edhe tubime tjera protestuese, që duhen edhe mund të jenë shumë më masovike, duke paraqitur kërkesa të qarta për ndërprerjen e diskriminimit, që mjerisht po vazhdon edhe më tutje të zbatohet kundër popullatës shqiptare.

Në këtë konferencë të krerëve të PVD-së në krye me Riza Halimin, ata gjithashtu kanë përshëndetur vizitën e rëndësishme në Bujanoc të ambasadores së SHBA-ve, ambasadorit të misionit të OSBE-së në Beograd si dhe amasadorëve ttjerë, sia tij nga ë Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia me ç’rast u dhanë mesazhe të qarta të përkrahjes për udhëheqjen komunale të Bujanocit dhe për vazhdimin e ndihmës substanciale të USAID-it për ngritjen e kapaciteteve të pushteteve lokale në rajon. Mirëpo njëkohësisht do të kisha shpreh shqetësimin tim për vazhdimin e margjinalizimit të komunës së Preshevës si rezultat i deklaratave të pamatura të kryetarit të komunës, që janë në kundërshtim me platformën politike të shqiptarëve të vitit 2006, por edhe të gabimeve të pafalshme të udhëheqjes komunale, e cila po u lejon udhëheqësve të PDSH-së të hapin kafene edhe në hapsirën publike që më parë ishte
rregulluar si park me lojra të fëmijëve të finansuar me mjete të OSBE-së dhe UNDP-së.

Është indikative se veprime kundërligjore dhe antistatutare të udhëheqjes së pushtetit lokal në Preshevë po tolerohen nga Ministria e Pushtetit Lokal e cila gati 6 muaj nuk ka dhënë përgjigje në parashtresat e grupeve të këshilltarëve të opozitës lidhur me shkarkimin e paligjshëm të Kryetarit të K.K. dhe aprovimin gjithashtu të paligjshëm të buxhetit komunal, që dëshmom se strukturat shtetërore janë të interesuara të ndihmojnë në krijimin e gjendjes kaotike në pushtetin lokal të Preshevës, ka thkesuar në fund z.Halimi.

Kushtrim MALIQI

Preshevë, 10 qershor / AIK-Presheva Jonë

Or would those be relegated to dusty files, and instead we’d make eye online piracy essay contact with each other and tell stories and feel the constriction in our throats as we were reminded of what can be

One Response

  1. parashikuesi thotë:

    Triqe te felliqura te R.Halimit.Kete edhe e kami parashikuar se do te ndodhe,heret a vone-R.HALIMI te dal nga Trupi Koordinues sepse po ofrohen zgjedhjet e kjo do ti sherbej si alibi para popullit.se ja ky trup nuk i plotesoj kerkesat e shqipetareve,andaj edhe ne dualem nga ky trup.Le ti largoje edhe punetoret qe i ka punesuar permes Trupit Koordinues,si ne dogana ne Ministrine e Arsimit e gjetiu.
    Tek e fundit ky edhe ua ka votuar Buxhetin repuplikan te te njejteve ministra,aty ku eshte edhe Markoviq.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch