Home » Lajme, Vendore » Institucionet duhet të ndërrojnë qasjen ndaj diasporës shqiptare

Institucionet duhet të ndërrojnë qasjen ndaj diasporës shqiptare

Nexhbedin Saqipi dhe Muharrem ZejnullahunMyftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Sqipi, gjatë takimeve të zhvilluara me shqiptarët në diasporë në Vojvodinë, Kroaci e Bosnje, ka shprehur shqetësimin e hapur lidhur me mos – bashkëpunimin e sinqertë mes Tiranës dhe Prishtinës me shqiptarët jashtë shteteve amë.

Diaspora shqiptare, ka qenë gjithmonë një shembull i mirë, i organizimit për t’i dalë në ndihmë veprimtarive me interes kulturor e fetar, qoftë në perëndim, qoftë edhe në vendlindje.

Shqiptarët jashtë Atdheut, po mundohen, që krahas punës fizike për ta siguruar ekzistencën, të zhvillojnë veprimtari kulturore, arsimore e sportive për ta ruajtur, gjuhën, traditën dhe zakonet shqiptare.

Ministritë e diasporës nga Kosova e Shqipëria, mjerisht, nuk kanë një platformë të përbashkët, për të ngritur ura bashkëpunimi mes shteteve shqiptare dhe bashkatdhetarëve të tyre në diasporë.

Mungesa e një strategjie kombëtare dhe mungesa e një vizioni të qartë, lidhur me ngritjen e një bashkëpunimi të mirëfilltë në mes institucioneve shqiptare dhe diasporës, ka bërë që mërimtarët tanë të zhgënjehen, të hidhërohen dhe të deziorientohen.

Një mungesë profesionalizmi këto Ministri, po e tregojnë edhe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët thjesht i quajnë shqiptarë të diasporës.

Shqiptarët e trojeve etnike në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, duke përfshirë edhe Diasporën, kanë të drejtë kur zemërohen dhe hidhërohen për kujdesin e mangët, që shtet amë po e tregojnë ndaj tyre.

Në takuimin e fundit të zhvilluar në Bashkësinë Shqiptare për Bosnje, ku u bisedua konkretisht me kryetarin e këtij asociacioni Muharrem Zejnullahun, lidhur me statusin e shqiptarëve në këtë republikë dhe integrimin  e tyre në jetën politike dhe ekonomike të vrndit.

Gjatë këtij takimi u shpreh shqetësimi lidhur me mos – bashkëpunimin e këtyre dy shteteve në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore.

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Sqipi, shpeshherë në deklaratat e tij, të bëra publike ka kërkuar një bashkëpunim të mirëfilltë të institucioneve dhe diasporës shqiptare, në mënyrë që ardhmëria e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve shtetëror të reflektoj pozitivisht, duke apeluar që gjatë sezonit veror kur të vijnë bashkatdhetarët të organizohet një takim i përbashkët,  njofton Qendra për Informim e BIPBM.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch