Home » Opinione » Institucionet vendore janë për lirin apo nuk janë

Institucionet vendore janë për lirin apo nuk janë

Ali HerticaMr. Ali Hertica

 

Institucionet  vendore janë për lirinë si shkolla për shkencën.Ato e bjnë lirinë të kapshme për njerëzin,ato mësohen në jetën e përditshme.Kështu që është e vështirë t’u imopnosh një qeverisje autokratike njerëzve të mësuar përditë me të drejta politike.Tek ata pasione të paqëndrushëm për liri duke  zëvendësuar nga shpirti i rrënjosur i lirisë që motivon një angazhim më të fortë dhe më të qëndrushëm kundër tendencave diktatoriale.Shumë kushë nuk na sjell shembuj historik për këtë hipotezë,por ajo është tepër e arsyeshme.T’u heqësh lirinë njerëzve që marrin pjesë rregullisht në veprimtarinë politike vendore është një humbje më e madhe se për ata që vetëm sa hedhin votën e tyre në mënyrë sporadike në zgjedhje nacionale dhe lokale.Prandaj,është e natyrshme të besohet se vetëqeverisja vendore e mbron qeverisjen popullore si tërësi.

 

Këtu shikohet edhe një tjetër vartësi,më e  ndërlikuar midis qeverisjes vendore dhe lirisë politike.Ku thuhet se pjesëmarrja në politikën lokale i kundërvihet individualizmit.Ky është një tipar i personalitetit që formohet për shkak të barazisë shoqërore dhe e lë shoqërinë e zbuluar ndaj kërcënimeve të autokracisë.Bëhet fjalë për një prirje për t’u mbyllur në vetvete,të veçosh nga njerëzit ti  tërhiqesh mënjanë bashkë më miqet dhe pasi ta kesh krijuar këtë shoqëri të vogël për vete,ta lësh shoqërin e madhe në punën e saj.

 

Individualizmi nuk del nga një instinkt i verbër,por i ka rrënjet në raporte shoqërore që e bëjnë veçimin shoqëror të mundshëm dhe të natyrshëm.Individualizmi është një produkt i zhvillimit të barazisë matriale dhe intelektuale.Kjo prirje nuk mund shfaqet në shoqëri,ku njerëzit ishin të lidhur bashkë më një rrjet të ngushtë marrëdhëniesh vartësie të bazuar në drejtat dhe detyrime e ndërsjellta.Këtu struktura shoqërore është një zinxhir që fillonte te fshatari e mbaron lart te lideri,ku njerëzit ishin pothujse gjthmonë në marrëdhënie të ngushta me dikë jashtëvetës së tyre.

 

Barazia shoqërore sjell me vete dy ndryshime të rëndësishme,e para thyen zinxhirët që krijonin varëtsi të përjetshme midis njerëzve.Marrëdhëniet shoqërore bazohen  në një shkallë të lartë mbi nismën e pavarur dhe kontratat afatshkurte.Rezultati është automatizmi i masës së shoqërisë,kur nëjra klasë i ofrohet tjetrës dhe përzihet me të, ku antëarët janë të barasvlershëm dhe njësoj të jet ndaj njëri-tjetrit.

 

E dyta barazi shoqërore i jep shumicës së popullit një bazë matriale për të bërë një jetë të pavarur.Asnjë nuk është i detyruar të jetojë në mëshirën e tjetrit.Nuk është e domosdoshme që individuaizmi të lindë si rezultat i barazisë politike.Është e mundur të pengohet para se tendenca për barazi të kultivojë indiferentizëm dhe veçim të plotë.Zgjedhja bëhet duke u dhënë qytatarëve sa më shum mundësi për të ushtruar të drejta politike në shoqëein demokratike në Kosovë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch