Home » Kulturë, Lajme, Opinione » Intelektualë, shkrimtarë e publicist të shquar ndihmuan në suksesin e shoqatës së shkrimtarëve në suedi

Intelektualë, shkrimtarë e publicist të shquar ndihmuan në suksesin e shoqatës së shkrimtarëve në suedi

Nga XHAVIT ÇITAKU
Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani” në Suedi tashmë ka bërë emër gjithandej troje shqiptare dhe në mërgatë për shkak të një aktiviteti të pasur e me përmbajtje që ka zhvilluar në fushën e krijimtarisë letrare dhe në kultivimin e kulturës, traditës dhe historisë së kombit tonë. Për këtë konstatim dëshmojnë botimi i një numëri të madh të librave të zhanreve të ndryshme, të cilët janë prit shumë mirë nga kritika dhe lexuesit e shumtë. Po ashtu, janë krijuar edhe vepra të bukura artistike që kanë lënë mbresa të pashlyera tek artistët suedez dhe në shtetet tjera ku artistët tanë i kanë hapur ekspozitat. Në suksesin e kësaj shoqate, pa dyshim, se ndihmë të madhe kanë dhënë edhe intelektual, shkrimtarë, kritikë letrar e publicist në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe troje tjera etnike .Me një fjalë, me sugjerimet e tyre, me këshillat e tyre dhe redaktimin e shumë librave të krijuesve të kësaj shoqate, është arritur që numri i titujve të rinj librash të shtohet nga viti në vit. Për dhjetë vjet janë botuar mbi 200 libra. Për këtë ndihmë profesionale, krijuesit shqiptar në këtë shtet të largët skandinav i falenderojnë kolegët e tyre, sepse kjo ka ndikuar në rritjen e cilësisë së krijimeve të tyre në të gjitha zhanret.
Duke mos pasur mundësi tjera për të shpërblyer mundin e madh që dhanë intelektualë, shkrimtarë të njohur e kritikë të palodhshëm, kjo shoqatë shumë prej tyre i ka pranuar si anëtarë nderi. Ndërkaq, në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” u mor vendim që t’i pranojë edhe këto personalitete si anëtarë nderi: Prof. Dr. Adem Zejnullahu, Sadije Aliti,Prof. Dr. Nuhi Vinca, Prof Dr. Zejnepe Alili- Rexhepi, Mejdi Orana de Bedri Tahiri.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch