Home » Intervistë » Intervistë Eksklusive me Regjizorin e Shquar Paul Kurti

Intervistë Eksklusive me Regjizorin e Shquar Paul Kurti

Regjizori vizionar Paul Kurti sjell për publikun botëror filmin “Right To Love” (E drejta për të dashuruar”. Filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm në premierat nëNew Yorknë dhjetor 2012 dhe janar 2013. Me 2 mars 2013 filmi do shfaqet dhe në Moskë, Rusi. Flitet për personalitet famoze dhe vipat që do marrin pjesë në këtë premierë.

 

Skenari u shkrua nga aktorja dhe producentja e njohur Amina Zhaman, me origjinë Çerkeze, nga Kaukazi Verior. Filmi është i pari produksion rus i një filmi amerikan në anglisht. Filmi ka dhe dialog në shqip dhe shumica e aktorëve janë emra të njohur të kinematografisë shiptare dhe të huaj. Pavlina Mani, Luan Bexheti, Omar Chaparro, Karina Ivanova dhe Theodore Buloukos interpretojnë në këtë film me regji të Paul Kurtit. (Reklama e Filmit: http://www.youtube.com/watch?v=gHvAE53J-yA&feature=player_embedded).

Më kontaktoi Amina pasi kishte dëgjuar dhe parë filmat e mi të shkurtër. Ajo kishte shkruar një skenar dhe muzikën për një film, një histori mjaft personale për të. Një nga personazhet kryesore të filmit është shqiptaro-amerikan dhe meqe dhe une jam nga Shqipëria mund ta kuptoja më mirë këtë kulturë,” shpjegon regjizori Paul Kurti.

Paul Kurti është një regjizor shqiptaro-kanadez. Nipi i aktores shqiptare Tinka Kurti, ai rritet me një interes të thellë në forma shprehëse vizuale, duke përfshirë vizatimin, arkitekturën dhe filmin. Ka studiuar regji në New York Film Academy. Ka krijuar disa video muzikë dhe filma të shkurtër, duke përfshirë fimin “Restless Wanderer” me të cilin ka fituar cmimin YOBI Film. Filmat e tij janë shfaqur në festivale si WILDsound (Kanada), Dreambox (Japoni), Tirana International Film Festival (Shqiperi) etj. Në vitin 2012 drejton filmin e tij të parë me metrazh të gjatë “E Drejta per te Dashuruar“, i cili përfshin një grup të larmishëm e ndërkombëtër aktorësh.

Një pasion tjetër i tij është udhëtimi, ka udhëtuar në mbi 25 vende, për të njohur kultura, pejsazhe dhe njerëz të ndryshëm. Ndikimi i tij më i madh në fushën e filmit është regjizori gjerman Werner Herzog. Ai beson në krijimin e imazheve dhe tregimeve që nxisin diskutimin dhe shqyrtojnë nivelet më të thella të së vertetës.

 

Realizimi i Filmit “Right to Love”

 

Biesedë me Regjizorin e Talentuar Paul Kurti

Bisedoi: Ermira Babamusta, New York

Cila është historia e filmit “Right to Love” (E Drejta Për të Dashuruar)?

 

Paul Kurti: Filmi tregon historinë e Aminës (Amina Zhaman), një aktore Çerkeze-muslimane, e cila shkon nëNew York me ambicie për të interpretuar në skenat e Broadway. Ajo bie në dashuri me Tonin (Shpend Xani), një biznesmen Shqiptaro-Katolik, por familja e tij nuk e pranon dhe mundohet ta prishë lidhjen e tyre.

Në sipërfaqe duket si një histori moderne e Romeo dhe Xhulietës, por ka shumë elemente që e bëjnë këtë histori të veçantë dhe unike. Filmi bën shumë pyetje – sa jemi ne të gatshëm të sakrifikojmë për të ndjekur ëndrrat tona? Do sakrifikonim familjen, karrierën, dashurine tonë? Pse disa njerëz vazhdojnë të gjykojnë të tjerët në bazë të kombësisë dhe të fesë së tyre? A është një mentalitet grupi apo ndryshon në çdo individ në bazë të përvojes së tyre? Do ndryshojnë ndonjëherë këto paragjykime?

Historitë që më interesojnë mua janë ato të cilat nuk japin përgjigje, por bëjnë pyetje. Unë përpiqem të analizoj një histori nga të gjitha pikpamjet e personazheve, madje edhe atyre që s’janë pozitive. Më pas është në dorë të publikut të formulojë mendime në bazë të çfarë u paraqit në ekran. Nëse filmi nxit bisedime, atëherë për mua ka arritur sukses.

 

Ku është xhiruar filmi?

 

Paul Kurti: Filmi u xhirua nëNew York gjatë verës së vitit 2012. U deshën përafërsisht 2 muaj përgatitje, 6 javë filmime dhe 5 muaj montazh. New Yorku është qyteti ku personazhi kryesor vjen me ëndrrën për të interpretuar në Broadway, dhe është gjithashtu një qytet që është ndërtuar mbi ëndrrat dhe punën e brezave të shumtë të emigrantëve nga prejardhjet e kombësi të ndryshme. Ky qytet është i përshtatshëm për këtë film.

Flisni për zgjedhjen e aktorëve

 

Paul Kurti: Amina Zhaman shkroi historinë dhe gjithashtu interpreton rolin kryesor. Në audicionet për rolin e Tonit, provuam disa aktore të ndryshëm, por kur pamë Shpend Xanin, menduam se ishte zgjedhja më e përshtatme per rolin. Interpretimi i Shpendit është ndryshe nga Toni i skenarit, ai ka një prani shumë më intensive në ekran. Megjithatë, mendova se ishtë një ide interesante për personazhin, dhe kam kaluar mjaft kohë me Shpendin duke folur dhe përpunuar Tonin.

 

Theodore Buloukos luan rolin e John Fisher, producenti që ndihmon Aminën të interpretojë në skenë. Ai eshte një aktor me shumë përvojë dhe mjaft profesional dhe ishte një kënaqësi të punoja me të. Aktorë të tjerë janë Luan Bexheti, Omar Chaparro, Ariot Myrtaj, Karina Ivanova dhe shumë të tjerë. Meqë ishte një film indipendent, dhe koha dhe buxheti ishin të kufizuar, shpesh nuk kemi pasur shume kohë për prova. Por të gjithë aktorët e filmit e kuptuan këtë sfidë shfaqën gjithë aftësitë e tyre para kamerës.

 

Çfarë momentesh të veçanta të filmit ju kanë lënë mbresa?

 

Paul Kurti: Skena kur Toni ballafaqohet me nënën e tij Maviola, më ka ngelur në mendje. Kam qenë me fat sepse kam pasur mundësi të punoj me Pavlina Manin, një aktore e madhe që kam parë dhe admiruar në televizor. Mendoj se Pavlina Mani dhe Shpend Xani interpretojnë marrëdhënien nënë-bir në një mënyrë shumë të fuqishme dhe të ndershëm. Mendoj se përvojat e tyre personale i kanë ndihmuar gjatë interpretimit të kësaj skene. Është një skenë intensive, ku publiku herë e përbuz dhe herë e mëshiron personazhin e Maviolës. Kjo ishte një nga skenat e pakta që kam shkruar dhe jam shumë krenar për rezultatin përfundimtar.

 

Cilë është pjesa juaj e preferuar e regjisë?

 

Paul Kurti: Deri më sot, mendoj se akoma s’kam gjetur diçka tjetër që më bën të ndihem vetvetja aq sa kur po bëj një film. Regjia ështe si të gjesh elementet e përshtatshme për të zgjidhur një mister, ama të gjithat elementet duhet t’i përshtaten skenarit dhe filmit. Kjo përfshin vendet, aktorët, dialogun, lëvizjen e kamerës etj. Gjithashtu besoj se filmi është i përbërë nga ato momente të papritura dhe të paplanifikuara që ndodhin gjatë xhirimeve. Mund të jetë një ide, një fjali e re, një vend interesant, etj. Një regjizor duhet të jetë i aftër t’i kuptojë këto momente dhe t’i përdorë për të mirën e filmit. Mua më peëlqejnë mjaft këto sfida. Megjithatë, sado që më pëlqen filmimi, mendoj se montazhi është vendi ku krijohet “magjia” e filmit, dhe gjithmonë e pres me padurim perjudhën e montazhit.

 

Çfarë projektesh keni për të ardhmen?

 

Paul Kurti: Kam shkruar dy filma me metrazh të gjatë, dhe jam duke kërkuar financime për t’i xhiruar. Tregojnë histori njerëzish që për arsye të ndryshme janë disi të izoluar nga shoqëria. Ne të gjithe njohim njerëz të tillë, mund të jetë ai fqinji i çuditshëm që banon në kat të fundit, me të cilin nuk i kemi folur kurrë, por unë besoj se çdo person ka një histori interesante qe ja vlen të tregohet. Kjo është gjithashtu arsyeja pse më interesojnë dhe filmat dokumentare, dhe ndoshta një ditë me një subjekt dhe histori të përshtatshme, do mund të bëj një dokumentar (http://paulkurti.com). Ëndërra ime më e madhe ama është që një ditë të bëj një film me gjyshen time.

———————————

Exclusive Interview with the Extraordinary Director Paul Kurti

 

The visionary director, Paul Kurti brings for the movie lovers an amazing piece called “Right to Love”. The movie had a very successful premier inNew Yorkand is currently scheduled to premiere for audiences inMoscow,Russia. It is roomers that famous vips will be present, including the appearance of the famous Russian Hip Hop star, Le Truk, who starred in the movie playing himself.

 

The screenplay is written by the well known Amina Zhaman, who also produced the movie. This is the first Russian production of a American film in english. The stars of the film are some of the best actors inAlbania,Kosovo,Russia,MexicoandUSA. It is a great blend of international talent. Pavlina Mani, Luan Bexheti, Omar Chaparro, Karina Ivanova and Theodore Buloukos co-star in a film directed by Paul Kurti.

(Movie Trailer  http://www.youtube.com/watch?v=gHvAE53J-yA&feature=player_embedded).

 

Paul Kurti is an Albanian-Canadian filmmaker. The grandson of Albanian actress Tinka Kurti, he grew up with a deep interest in visual forms of expression, including drawing, architecture and film. He studied filmmaking at theNew YorkFilmAcademy. He has directed various music videos and short films including the YOBI Film Award winning “Restless Wanderer”. His films have screened at festivals such as WILDsound (Canada), DreamBox (Japan), Tirana International Film Festival (Albania) etc. In 2012 he directed his first feature “Right to Love” which included a diverse international cast.

Another passion of his is traveling; he has backpacked in over 25 countries, being exposed to different cultures, landscapes and people.

 

His biggest film influence is the German director Werner Herzog. He believes in creating images and stories that encourage discourse and explore deeper levels of truth.

 

The Making of “Right to Love” with the talented director Paul Kurti

Interviewed by Ermira Babamusta, New York

 

How did the film come together?

 

Dir. Paul Kuri: I received an email from Amina Zhaman, who had seen some of my short films on the web. She had written a screenplay and the music for a feature film, a story that was very personal to her. One of the lead characters in the film is an Albanian-American and since my background is also fromAlbania, I had a better understanding of the culture. Since we lived in different cities, we Skyped for a couple of months discussing the script, ideas and logistics of filming. When we felt that the time was right, we met up inNew York, put together a great cast and crew and soon after we started filming.

 

What is the film about?

 

Dir. Paul Kuri: The film tells the story of Amina (Amina Zhaman), a Circassian muslim actress, who moves toNew York with ambitions of performing on Broadway. She meets and falls in love with Tony (Shpend Xani), an Albanian catholic man. However, his disapproving family goes to great length to oppose their relationship.

On the surface it seems like a modern Romeo and Juliette story, but there are many elements that make this story special and unique. The film rises questions of – how much are we willing to sacrifice to follow our dreams? Would we sacrifice our families, our careers, our love? Why do some people continue judging others based on their background, nationality and religion? Is this a mass mentality or is it different in each individual based on their past experiences? Will certain prejudices ever change?

The stories that interest me are the ones that don’t give answers but rise questions. I try to analyze a story from all characters’ points of view, even the unpopular ones. It’s up to the audience to formulate opinions based on what is presented to them. If the movie starts conversations then I have been successful.

 

Where was the movie shot?

 

Dir. Paul Kuri: The movie was shot inNew York during the summer of 2012. It took roughly 2 months of preproduction, 6 weeks of filming and 5 months to edit.New York is the city where the lead character comes with dreams of performing on Broadway, and is also a city that has been built on the dreams and hard work of many generations of immigrants from all sorts of backgrounds and nationalities. It embraces perfectly the spirit of the film.

 

Talk about casting for the film

 

Dir. Paul Kuri: Amina Zhaman wrote the story and also plays the lead character. We auditioned a few people for the part of Tony and when we got to Shpend Xani, we felt that he would be a great choice for the part. Shpend’s portrayal is different from Tony in the script, he has a much more intense presence on screen. However, I thought that was a very interesting take on the character and I spent plenty of time with Shpend working and shaping Tony.

 

Theodore Buloukos was casted in the role of John Fisher, the producer who gives Amina her big break. He is a very experienced and professional actor and it was a pleasure to work with him. Other actors include Luan Bexheti, Omar Chaparro, Ariot Myrtaj, Karina Ivanova and many more. Because it was an independent film shot on limited time and budget, we had little time to for rehearsals. But every actor in the film understood the challenge and brought their best to the screen.

 

Any particular moments in the movie that stand out?

 

Dir. Paul Kuri: The scene when Tony confronts his mother Maviola definitively stands out. I was lucky enough to be able to work with Pavlina Mani, a great actress that I grew up watching and admiring. I think Pavlina Mani and Shpend Xani portray the mother-son relationship in a very powerful and honest way. I think they both relied on their personal background and experience during this scene. It’s an intense scene, where the audience feels both contempt and compassion for Maviola’s character. It was one of the few scenes that I wrote and I’m very proud of the final result.

 

What is the favorite part of directing?

 

Dir. Paul Kuri: Up to this day, I don’t think I have not found another thing that I feel as comfortable doing as making films. Directing is like putting together a puzzle, you have to find all the right pieces that will fit the scene and the film. This includes locations, actors, dialogue, camera movement etc. I also believe that filmmaking is about those unexpected and unplanned moments that can happen while filming. It could be an idea, a new sentence, an interesting location etc. A director needs to be able to recognize these moments and somehow use them to the film’s advantage. I enjoy these challenges tremendously. However, as much as I enjoy filming, I think editing is where the magic happens and I always look forward to that.

 

What else are you working on?

 

Dir. Paul Kuri: I have written a couple of fiction feature films, and am looking for funding to film them. They tell stories of characters that for various reasons are somehow secluded from society. We all know these people, might be that strange neighbour across the hall that we have never talked to, but I believe that each person has an interesting story worth telling. This is why I am also interested in documentary filmmaking and given the right subject and story would like to film one. My biggest dream though would be to one day make a film with my grandmother.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch