Home » Lajme, Rajonale » Isa Mustafa e Riza Halimi kërkojnë reciprocitet me serbët e veriut të Kosovës

Isa Mustafa e Riza Halimi kërkojnë reciprocitet me serbët e veriut të Kosovës

Prishtinë – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Isa Mustafa, priti dje kryetarin e PVD-së,  z. Riza Halimin dhe antarët tjerë të PVD-së, z. Galip Beqiri,  njiherit dhe kryetar i Këshillit Nacional, Shaip Kamberi  dhe z. Nehat Hyseni si dhe z. Rahmi Zylfiu, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar(UDSH).
Mustafa dhe delegacioni nga Lugina e Preshëvës biseduan për problemet e shqiptarëve në Luginë, trajtuan interesat e përbashkëta dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim më të mirë e më të fuqishëm në të ardhmen.

Pas takimit Kryetarët Mustafa e Halimi u zotuan se do të angazhohen që shqiptarëve të Kosovës Lindore t’i garantohen të drejta të njëjta me ato të drejta që u jipen serbëve të veriut të Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch