Home » Lajme, Politikë » Isa Mustafa rizgjedhet kryetar i LDK-së

Isa Mustafa rizgjedhet kryetar i LDK-së

Me shumicë të votave, Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot në Kuvendin e nëntë zgjedhor të kësaj partie, që u mbajtë në Prishtnë.

Për të hyrë në garë pati pretendime edhe ish-kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu, por ai nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme të delegatëve, e cila me status të partisë është e rregulluar që si kriter të sigurohen 50 + 1 % të mbështetjes së delegatëve

Mustafa është votuar me aklamacion. Ky do të jetë mandati i tretë për Isa Mustafën në krye të LDK-së.

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të rizgjedhur të kësaj partie, Isa Mustafa.

Ajo pas Kuvendit zgjedhor, tha se mënyra e rizgjedhjes së Mustafës në krye të LDK-së nuk ka qenë praktik as në komunizëm, por sipas saj kjo nuk është çudi pasi që Mustafa ka qenë ministër i Rrahman Morinës.

Sipas Tërmkollit, Lidhja Demokratike e Kosovës me këta njerëz në krye nuk do ecë përpara.

Ajo shtoi se metoda e rizgjedhjes të Isa Mustafës  në krye të LDK-së, ia ka pamundësuar Fatmir Sejdiut dhe personave tjerë të kandidojnë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë që sot Isa Mustafa është rizgjedhur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e nëntë zgjedhor, pa kundërkandidatë. Ai ka marrë shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch