Home » Kulturë » Isak Alimi, Doktor i Kimisë në Universitetin e Friburg-ut

Isak Alimi, Doktor i Kimisë në Universitetin e Friburg-ut

Lugina bëhet edhe më një doktor shkence ,Bëhet fjalë Dr. Isak Alimi nga Tërnoci I cili ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Friburg-ut, me temë: “Kimi organike-Drejt sintezës totale të Hyperforin-ës”.

Ishte vetëm tre vjeç kur Isaki migroi drejt shtetit Zvicerian.Sukesi I tij në shkollë por  posaçërisht pasioni për kiminë atë e bënë  të vacant .29 vjeçari Dr. Isak Alimi, më 8 nëntor, në Universitetin e Friburg-ut në Zvicër, me një sukses të shkëlqyeshëm, para një numri të madh të bashkatdhetarëve dhe në mesin e familjes së ngushtë, ka mbrojti tezën e doktoraturës me temën: “Kimi organike – Drejt sintezës totale të Hyperforin-ës”, me mentor Prof. Dr. Christian Bochet.

Ai i ka thënë RTP se ky  sukses është edhe falë përkrahjes së familjes por edhe profesorëve të tij.

 Për katër vite me radhë, dr. Isak Alimi punoi për të grumbulluar materiale të ndryshme shkencore në fushën e kimisë organike. Ai që tani  është vënë në shënjestër të industrisë Zviceriane .Por Isaki thotë se synim i tij mbete që të kontribuoj edhe për Luginën.

 Dr. Isak Alimi punimet për temën e doktoraturës i kishte filluar në shtator të vitit 2009.Po në këtë vit, në muajin korrik, në Universitetin e Friburgut, ai kishte përfunduar masterin e filluar në tetor të vitit 2004, në industri (Givaudan AG, Dübendorf/Zürich), me mentorimin e Dr. Felix Flachsmann dhe Prof Dr. Christian Bochet me titull: “Sinteza enantioselective e  Moxalon-ës dhe Homoclausenon-ës”, ndërsa në anglisht « Enantioselective synthesis of Moxalone and Homoclausenone.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch