Home » Lajme » Ish-Komandant MUSLIU: Kërkoj që liderët politikë në Luginën e Preshevës të jenë unik ashtu sikur dje luftëtarët e UCPMB-së !

Ish-Komandant MUSLIU: Kërkoj që liderët politikë në Luginën e Preshevës të jenë unik ashtu sikur dje luftëtarët e UCPMB-së !

Shefket Musliu një Komandant, prijës i vërtet i një armate nuk pati vetëm ushtare te uniformuar ne krah, por pati një armate me te gjere, sepse pati pas vetes dhe ne krah te gjithë popullin shqiptar.Për gjitha nketio dhen për rolin e UCPMB-së dhe lirimine tij nga burgu flet eksluzivisht për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” isjh-komandanit i UCPMB-së z.Shefket MUSLIU.

Intervistë Ekskluzive me Shefket Musliun dhe Jonuz Musliun

Shefket Musliu, is-komandant i UCPMB-së nisi dhe udhëhoqi një kryengritje, ku ne fakt u mobilizuan dhe iu bashkuan qëndrimit te tij me mijëra te rinj nga Kosova Lindore dhe shume te tjerë nga trevat tjera te etnikumit shqiptar. Uli ne tryeze edhe NATO-n, përmes përfaqësuesve te saj si z. Pitter Feith dhe z. Shoun Sullivan. Nënshkroi një marrëveshje për demobilizim dhe i cili i hapi rruge te re politikes shqiptare ne Luginën e Presheve. Mori pjese direkt ne shume pajtime te mosmarrëveshjeve nderfamiljare shqiptare ne Lugine te Preshevës, ai kështu gjithë here përdori autoritetin e tij për te mire.

Shefket Musliu një Komandant, prijës i vërtet i një armate nuk pati vetëm ushtare te uniformuar ne krah, por pati një armate me te gjere, sepse pati pas vetes dhe ne krah te gjithë popullin shqiptar.Për gjitha nketio dhen për rolin e UCPMB-së dhe lirimine tij nga burgu flet eksluzivisht për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” isjh-komandanit i UCPMB-së z.Shefket MUSLIU.

Presheva Jonë: Zotëri Shefket Musliu, subjektet politike dhe shoqatat joqeveritare nga Lugina e Preshevës e kanë përshëndetur lirimin tënd nga burgu i Dubravës. Cili është mesazhi Juaj?
ISH-KOMANDANT MUSLIU: Mesazhi im është që ju kisha faleminderuar gjithë popullit shqiptar, me vërtetë me keni pritur ashtu si një hero, si komandant dhe për këtë ndihem shumë krenar.

Presheva Jonë: Lirimi nga burgu, gjithashtu, është një fitore ndaj padrejtësisë që është bërë ndaj Jush dhe ish luftëtarëve të lirisë, apo jo?
ISH-KOMANDANT MUSLIU: Shikoni, kjo hapur është ditur si qëllim politik vetëm në mënyrë që të shkojnë proceset mbrapa. Unë kam qenë një nënshkrues i marrëveshjes dhe për këtë ndjehem shumë krenar, që kam udhëhequr një luftë sepse vetë populli e ka treguar këto ditët e fundin ku më kanë pritur në mënyrë madhështore.

Presheva Jonë: Sa dhe si jeni i informuar për pozitën e ish ushtareve te UÇPMB-se?

ISH-KOMANDANT MUSLIU: Pozita e ish-ushtarëve, si në Kosovë si tek ne është e njëjtë sepse më vije shumë keq, shumë pak është punuar pres institucioneve tona, në Kosovë sepse tek në dihet, mbahen padrejtësisht ish-prestarët e UÇK-së dhe UÇPMB-së, ku e kemi rastin të ashtuquajtur grupi i Gjilanit. Ne e dimë se çka mendojnë serbët, ne jemi çlirimtar, ne jemi ata që kemi luftuar për çlirimin e vendit, për të drejtat e tona, kurse kriminelët dihet se ku janë, e din e gjithë bota se kriminelët e Serbisë janë dhunues, persekutues. Unë ju kisha lutur qeverisë së Kosovës, politikanëve tanë që të punojnë, të bashkohen sepse vetëm me bashkim, mund të arrimë diçka.

Presheva Jonë: z.Musliu, sa mendoni se është realizuar marrëveshja e Konçulit ne te cilën jeni dhe ju nënshkrues?

ISH-KOMANDANT MUSLIU: Unë nuk mund të them që është realizuar sepse, tetë vite nuk kam qenë aty dhe mu për këtë arsyeje jam arrestuar sepse po të isha i lirë, punët do të ishin më mirë.

Presheva Jonë: A keni ndonjë porosi për spektrin politik të Luginës dhe qytetarët e saj?

ISH-KOMANDANT MUSLIU: Unë kisha për të i dhënë një porosi, qytetarëve të asaj pjese ( Luginës së Preshevës), që të punojnë po gjithashtu edhe politikanëve ju kisha lutur që vetëm të bashkohen, që të punojnë për. Këkreoj që liderët politikë në Luginën e Preshevës të jenë të bashkuar ashtu siq ishin të bashkuar luftëtarët e UCPMB-së

Intervistoi: Valon BEGZADI

Bujanoc,30 maj,/ AIK-Presheva Jonë

Get details regarding phone tracker when, where, and how the bullying is taking place

2 Responses

  1. Sherifaliu thotë:

    Per hir te informimit dhe per hir te gjith atyre qe deshirojn ta din dhe te jen te informuar, eshte mir qe te publikohet pse ish Komandanti i UCPMB vuajti 8 vite burgim, per cfar vepre, kush e denoi, dhe cili ka qen preteksti, redaksia apo dikush nga komentuesit, ju falemderit, Sherifalia.

  2. inderuarikomandA SHPREHI GEZIMINTIM URIMET TE MIJA PER LIRIMIN TUAJ ME SHPRES QITI BASHKONI TE GJI USHTARE E UQPMBS DHE TAMBAJM NI TAKIM ME GJITHA ZONAT MENDERIME TELARTA I PJESMARILUFTES UQPMBS ZONA OP ERATVE EQARRRIT OKMANDANT GJERMONI 2 XHELAL MUJAJ NGA HOGOSHTI KOMUNA EKAMENICES

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch