Home » Lajme, Ndërkombëtare » Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur poshtë të gjitha pikat e aktakuzës kundër tij

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur poshtë të gjitha pikat e aktakuzës kundër tij

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot, përveç deklarimeve në pyetjet e drejtëpërdrejta nga gjykatësi i procedurës paraprake, kishte vendosur të mos flasë para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Kjo pasi që ekipi i tij i avokatëve i përbërë nga amerikanë, britanikë e kosovarë, do ta ndjekë strategjinë tipike mbrojtëse amerikane, ku avokatët flasin në emër të klientit të tyre.
Merret vesh nga burime në Hagë që avokatët Hooper dhe Prosper kanë sugjeruar që Thaçi sot të mos flasë fare para trupit gjykues, në seancën e parë që do të mbahet këtë pasdite.
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot u përfaqësua nga njëri ndër avokatet më të mirë në botë, me përvojë mbi dy dekada në tribunale ndërkombëtare, avokati nga Britania e Madhe, David Hooper, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka trajtuar çështje të profilit të lartë.
Z. Thaçi përfaqësohet edhe nga amerikani Pierre-Richard Prosper, ish-prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane. Ai ka shërbyer si Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës nga administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005.
Pjesë e ekipit të Thaçit është edhe avokati kosovar, Dastid Pallaska.
Në seancën e parë që po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj drejtorit politik të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, mbrojtja e tij, tha se Thaçi ka bashkëpunuar me drejtësinë gjatë këtyre viteve, e edhe në periudhën e themelimit të Gjykatës Speciale.
“Me keqardhje them që ky proces është realizuar pa njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Do të bashkëpunoj me gjykatën, ashtu siç ka bërë edhe zotëri Thaçi gjatë këtyre viteve dhe gjatë periudhës së themelimit të kësaj gjykate. Gjykata po i heton këto çështje që 5 vjet e më shumë, kurse ju e keni aktakuzën para 6 muajsh. Ne për herë të parë mësuam për realizmin e këtyre të mërkurën mbrëma apo të enjten, nuk ishte e mundur të krijohet një ekip mbrojtës, nuk ishte e mundur të sjellim njerëz që dëshironin të ishin të pranishëm në sallë dhe nga ana jonë është e pakuptimtë pse kjo është bërë në këtë mënyrë”, tha David Hooper – avokat.
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, David Hooper, ka pasur kritika për praktikat e Gjykatës Speciale ndaj klientit të tij.
Ai ka thënë se për shkak të mos kryerjes së detyrave si duhet nga Specialja, sot s’kanë mundur të paraqiten me ekipin e plotë të avokatëve.
“Është me keqardhje që them se ky proces është realizuar pa e njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Unë ju premtoj se do të bashkëpunojë me gjykatën ashtu siç bëri Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Ne për herë të parë mësuam për këtë çështje…. Nuk kishte e mundur që të themelohet një trupë mbrojtëse”, tha Hooper.
Avokati Hooper ka kërkuar nga prokuroria në Hagë që të tregojë se ku janë akuzat për trafikim organesh dhe ‘Shtëpinë e Verdhë”.
“Ju jeni marrë me aktakuzën ka nja 6 muaj që po merreni me të dhe kjo është hera e parë që dëgjoni nga mrbojtja për këto cështje. Zoti Thaci u vetdeklarua jofajtor për të gjitha pikat në këtë aktakuzë. Dua ta bëj të qartë se ai e kundërshton të gjithë narrativën e kësaj aktakuze. Ne jemi në dijeni se që në qershor prokurori ka deklaruar se ka ngritur këtë aktakuzë megjithëse ishte e pazakontë pak por tani e kemi aktakuzën megjithëse është tejet i redaktuar dhe nuk është aq informues dhe tregues për ne si mbrojtje sa do të ishte nëse nuk do ishte hequr cenzura. Megjithatë, ku janë aktakuzat për vjedhjet e organeve dhe atë shtëpinë e verdhë sepse faktikisht kjo ishte akuza apo pretendimi i Gjykatës”, ka thënë ai.
“Zotëri gjykatës është detyra jote, e gjykatësve të gjej një bilanc dhe të vërtetën. Këta janë hapa të vegjël fillestar por shpresoj që me kalimin e kohës reputacioni i këtij personi të bie në vend. Më duhet të them që isha i çuditur kur u futa në këtë dhomë dhe e shoh të lidhur me pranga, është për të ardhur trup. Ju nuk jeni organ ndëshkimi, besoj që është kështu, besoj që do të bëni diçka për ta trajtuar këtë dhe mos e ulni dinjitetin e një personi deri në një pikë të tillë”, tha ai.
Ai gjatë fjalimit të tij ka lexuar edhe pjesë nga libri për Hashim Thaçi, ndër të tjera edhe fjalitë e Bobe Dole, dhe ka cituar fjalët e Joe biden për Thaçin.
“Sipas një citimi thuhet Hashim Thaçi është Xhorxh Uashintoni i Kosovës këtë e ka thënë Joe Biden, zv president amerikan 2017”, tha ai.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur poshtë të gjitha pikat e aktakuzës kundër tij, “I hedh poshtë të gjitha”, deklaroi Thaçi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch