Home » Lajme, PD » ISH-USHTARËT E UÇPMB-së SOT VIZITUAN SELINË E PD-së

ISH-USHTARËT E UÇPMB-së SOT VIZITUAN SELINË E PD-së

Selinë e Partisë Demokratike në Bujanoc sot e vizitoi një delegacion i ish-ushtarëve të UÇPMB-së, të përfaqësuar nga të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës së Buajnocit.

Ata u pritën nga përfaqësuesit e këtij subjekti politik në krye me njeriun e parë të këtij subjekti Mr Nagip Arifin.

Tem e këtij takimi ishte gjendja aktuale e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirmimtare, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Ish-ushtarët në emër të të cilëve sot ne e gëzojmë lirinë, u shprehën të pakënaqur me angazhimin e pushtetit akltual, të cilëve sipas tyre nganjëherë edhe u vjenë mërzi ti ndëgjojnë hallet dhe dertet që i kanë ish-ushtarët dhe familjet e dëshmorëve.

Ata që sakrifikuan çdo gjë për lirinë e këtyre trojeve, u shprehën se kanë mbetur të lënë anash në çdo aspekt të jetës e veçmas integrimit të tyre në institucione.

Kushtet e vështira finansiare me të cilat po ballafaqohen ish-ushtarët e UÇPMB-së nuk duhet të jetë brengë vetëm e tyre por e tërë popullatës, që sot po e gëzojnë lirinë, u tha gjatë këtij takimi.

Kritika të shumta u lansuan në drejtim të pushtetit lokal, që sipas ish-ushtarave të Lirisë, kanë bërë shum pakë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇPMB-së.

Kryetari i PD-së Mr Nagip Arifi, i njoftojë ata me mundësit që ekzistojnë për ti ndihmuar atyre, në radhë të parë punisimi për t’ia zbutur brengën finansiare që në këtë kohë është brengë e çdokujtë.

Vlerat e UÇPMB-së nuk guxon ti shkelë askush e aq më pakë ti anashkalojë nga jeta publike ish-ushtarët të cilët na sollën në diët ku jemi sotë.

Partia Demokratike, tha Arifi, në programin e sajë nuk ka harruar ish-ushtarët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇPMB-së, ne i kemi dhënë prioritet të veçant dhe do ta realizojmë këtë program.
Ish-ushtarët e UÇPMB-së, folën fjalë miradie për mandatin që udhëheqi si kryetarë komune Nagip Arifi.

Nexhat Behluli pjesëmarës në këtë takim i cili edhe vet ishte në rradhat e UÇPMB-s deklaroi se, formacioni ushtarak me emrin, UÇPMB është më meritori për kët që Shqiptarët e Luginës Preshevës e kanë dhe që po e gezojm tani.

Sipas Behlulit, në vitin 2000-2001 e gjithë popullata Shqiptare në mënyrë direkte apo indirekte ishte UÇPMB.

Meritat e kësaj ushtrie të lavdishme dhe vlerat e saja janë mbi interesat dhe vlerat e çdo subjekti politik, kush tenton që UÇPMB-n ta përvetësoje apo ish-ushtarët dhe dëshmorët që ran gjatë asaj periudhe, duhet të gjithë ta dim se ai subjekt politik nuk ia don të mirën as popullatës, as ish-ushtarëve e aq më pak dëshmorëve të kombit e parasëgjithash familjeve të tyre.

Behluli gjatë këtij takimi gjithashtu potencoi se, nuk guxon askush të luaj dhe të keqpërdore me autoritetin dhe simbolin e kombit siq janë dëshmorët, e gjithë kjo bëhet për interesa të politikës ditore dhe manipulimeve të disa partive.

Për Partin Demokratike ish-ushtarët e UÇPMB-s dëshmorët e kombit dhe familjet e tyre janë dhe do të mbeten të shenjta, ata do ti ruajm sikur sytë e ballit dhe do ta kenë respektin dhe përkushtimin maksimal gjithmon ka thënë Nexhat Behluli

Kamer Aziri ish-ushtarë i UÇPMB nga fshati Bilaç, u shpreh se, ish-ushtarët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, janë të zhgënjyer me angazhimin e pushtetit lokal, që sipas tij kanë bërë shumë pak për ti dalur në ndihmë veçanarisht familjeve të dëshmorëve të cilët gjendet në kushte të mjerueshme finansiare.

Edhe Abedin Raqipi nga fshati Lluçan, ish-ushtarë i UÇPMB, gjatë dabatit të tij, sikurse ish-bashkëluftëtarët e tijë, potencoi brengat e Çlirmimtarëve, që sipas tij edhe pse mëritojnë të jenë të parët ata janë lënë të fundit në listën e prioriteteve të pushtetit lokal.

M Ahmeti

4 Responses

  1. sokoli thotë:

    hahahahaha a tash e keni gjet veten valla ne kete parti,, keni mu knaq e hajt ,,, prej 2002 e deri 2012 poo ku ke bre kjo partiii aaa ku ke nagip arifiii,,, tashhh koka reformu edhe pi don ushtart a , hajt se keni mu deshperu shummmmmmm mas 6 majit , , nexhat beluli pocavra ka me ju boo

  2. He cysh juv ka bo tther në sy ky far nexhat beluli, e aj i ngrati vec po i kryn punt e veta edhe hic nuk pe rrun për pinikat që po lehin rreth tij her me emra e her pa emra, her me nofka e her pa nofka, a atij babushit kur po ju nteket po del e po shkrun edhe me emër e mbiemër tvetin bile edhe foton si zabit pe cet, “QENT PO LEHIN, A KARAVANI PO HEC”

  3. cati thotë:

    a pom kallxon ti ish ushtari i bilacit , kush u punsu ne vend te ish ushtarit ASMIRIT ne bilaC ,,kush u punsu pastaj ne vend te asmirit kush e zoni vendin e tij , dhe cka ka kontribu ajj per ket vend qe ka hy ne pune ne bilac ja ka zone vendin ish ushtarve !!!

  4. geci thotë:

    Rrofttttt Nagip Arifi, posht Shaip Kamberi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch