Home » Opinione » “ISIS-i “ shqiptarëve , vërshimet e Tetovës dhe Kiro Gligorovi !

“ISIS-i “ shqiptarëve , vërshimet e Tetovës dhe Kiro Gligorovi !

merimanga e zezëSe jemi viktima , këtë po e dijmë ; por merimangën e zezë nuk po e shofim , po e ndjejmë vetëm erën e saj , po ia shofim rrjetën ngjitëse së cilës s`ka kush ti ikë . po i shofim vktimën e saj , historia dhe kombi ynë. Dhe tërësi nuk çajmë kokën ! jemi duke e lozur egoistin e Nitsches;”unë të shpetoj “

Ç`fare knaqësie ! po gënjehemi dhe mashtrohemi  nga erërat plot opium që po na fryejnë nga të gjitha anët e horizontit . Kush më shumë e kush më pak në shërbim të merimangës së zezë ! dhe kurrsesi të bindemi që ajo “ black widow spider “ do të na përpinë të gjithëve deri në fund . Spartaku (111–71 prKr.) e kishte një veti : të gjithë tradhëtarët  e huaj që i shërbenin, në fund i vriste me një arsyetim të drejt ,”nëse ke tradhtuar vetvetën edhe mua do t`ma përgatisish kurthën”.

…….“Qytetarët e Kumanovës dhe të disa vendbanimeve të tjera shqiptare mëngjesin e sotëm sërish janë zgjuar me zhurmën e helikopterëve që fluturonin ult. Fillimisht askush nuk kishte njohuri se për çfarë aksioni bëhej fjalë, por më vonë mediat raportuan se në disa lagje te Shkupit, Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar, aksioni sipas informatave jozyrtare është ndërmarr kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.-shkruanin mediat këto ditë …. Jo zyrtarisht  raportohet se Aksioni policorë ka përfunduar, dhjetëra persona janë arrestuar, Alsat-M mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe Rexhep Memishi Imam dhe ligjërues në Xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë. “

 

…Deri sa këto ndodhnin aty ku ndodhnin , erdhi lajmi tjetër ( pa dëshirën e Vejushës së Zezë )”:. “Nga vershimet e diteve te fundit ,qe fatkeqesisht tronditen temelet e fshatit tim te lindjes,pas kater viktimave ne njerez qe humbem nga kjo kataklizme natyrore te theme,nga shume te lenduar dhe shume deme materiale qe na shkaktuan neper shtepite tona.Kjo permbysje e tmershme nxorri nga pluhuri i harreses edhe varret shume te vjetra ilire.Kjo foto eshte deshmi e pakontestueshme e autoktonise tone autentike.Ky varre eshte gjetur afer Xhamise se poshtme te fshatit,qe me heret ne kete vende ka qene “Kisha e banorve shipkovicas”.Ende njerezit gjate bisedave e perdorin “”te kisha;te perroi i kishes,te popat”” dhe shume argumente e fakte te tjera te origjinalitetit te gjenezes tone autentike.Pervece kesaj banoret shipkovicas edhe me heret kane gjetur varre shume te vjetra,relikte dhe gjesende tjera,por nga frika e sundusve sllave mos e pesojne jane detyruar ti mbajne ne heshtje keto zbulime shume te vlefshme per kombin tone.une apeloje te ju qe si gjurmues dhe hulumtues i vjetersise tone,te caktohet nje grupe arkeologesh shqiptare dhe te bejne kerkime dhe hulumtime te kjo pjese e ketij terreni ku eshte gjetur”” ky varre shenjtori””,.Me respekt dhe konsiderate ndaj juve Vebi Voka.”

Çudi ! duket se vetë natyra nuk qenka me merimangën Vejusha e Zezë  dhe shërbetorët e saj.Por ne jemi të karakterit të prishur : “Kur prishet karakteri zbehet inteligjenca. A me të vërtetë jemi me aq karakter të prishur sa të na zbehet aq shumë inteligjenca deri në atë masë sa që nga populli ynë të sajojmë një etnicitet të ri . turko -arabo -askushi? Ta vesh në pikëpyetje rrënjën dhe vazhdimësinë unikale të kombit më duket kulmi i mospërgjegjësisë individuale si “shqipëtar” ,si “njeri” , dhe si “intelektual”.

“Rexhep Memishi dhe gjashtë persona të tjerë të arrestuar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Strugë, dyshohen për pjesëmarrje në betejat e ISIS-it si dhe dërgim të personave për të luftuar atje, transmeton Lajmpress. “ dhe  “Imami i Tutunsuzit dhe Jahja Pashës, Rexhep Memixhi, i arrestuar në aksionin e sotëm policor, me vite ka mbajtur këta objekte fetare nën kontrollin e tij personal, dhe jo nën kontrollin e BFIsë.Burime nga BFIja për Libertas kanë thënë se tanimë imami i arrestuar këtë e ka bërë pasi që ka gëzuar përkrahjen e pushtetit nga ish funksionari i MPBsë, ndërsa qëllimi, gjithmonë sipas Libertas, ka qenë përçarja e bashkësisë fetare islame.” ( Përçarje fetare ao çrrënjosje kombëtare ? )
Përderisa vlimi dokumentues i prezencës së madhe të shqiptarëve ortodoks në tokat e tyre në Maqedoni
(mbi 300 mijë frymë ), Vejusha e zezë e përgatitë terenin që shqiptarët musliman të Maqedonisë së paku të kalojnë në emërtime arabe , nën “ përkrahjen e pushtetit nga ish funksionari i MPBsë”, për çrrënjosjen kombëtare

Shqiptarët e mjerë të Maqedonisë nuk lexojnë së paku anglisht “Unlike Slobodan Milosevic, Gligorov had no romantic delusions about his country’s historic destiny; and his down-to-earth approach helped to reassure the Greeks that he had no irredentist designs on the Greek province of Macedonia. When some diaspora organisations upped the ante by claiming direct ancestry to Alexander the Great, Gligorov pointed out that the Macedonians are Slavs who arrived in the 6th century AD. Kiro Gligorov, , died January 1, 2012 (http://www.telegraph.co.uk/ )

“Vejusha e zezë , merimanga vdekjeprurëse po e lëshon rrjetën e saj mbi të gjithë kombin. Ajo po vrojton dhe dalëngadalë po i përpinë viktimat e saja të cilat  po i ngjiten e nuk po mund të çkoqën nga rrjeti i saj .

Fahri Xharra, 08.08 .15
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress