Home » Kulturë, Lajme » Islami dhe Turqia,heroi Abdullah Hoxha !

Islami dhe Turqia,heroi Abdullah Hoxha !

Abdullah Hoxha portretFeja si fe , neve shqiptarëve nuk guxon të na lidhë për një shtet cili  nga të parët e tyre na e morëm  me dhunë dhe me “ hatër “ .Çdo respekt për besimtarët e fesë islame  ; fe të cilën e praktikojnë dhe e bartin tek brezat e tyre të ardhshëm. E drejta personale e çdo njeriu , e garantuar me ligje edhe ndërkombëtare ! Caku i shkrimit është tjetër , mos përzierja e fesë me shtetin turk .
Nga “padronet” e porositur na u përhapen dhe lëshuan rrënjë të thënat se Islami është Turqia .Në si shtet i dytë shqiptarë në botë , uroj për marrëdhenjet e mira ndërshtetërore , por me një vërejtje të madhe për besimtarët e popullit tim  se  Islami nuk është Turqia .
Se islami nuk është Turqia , dua të flas e të iu përkujtoj bashkë atdhetarëve te mi rastin e Imamit Abdullah Hoxha . Ai lindi në Hoxhaj të Gashit të Gurit (ish kovaqe), më 1853,në një familje të shkolluar dhe me burra të njohur për trimëri, të arsimuar e besimtarë që për disa breza, përfshi edhe atë vet, i cili pati mbaruar medresenë në Gjakovë, do të shërbenin jo vetëm në vendin ku lindën por në Malësi dhe shumë fshatra në Rrafsh të Dukagjinit, jeta e të cilit do të përfundonte më 27 nëntor të vitit 1910, pas kapjes me tradhti nga turqit të cilët do ta varnin bashkë me Shaban Binakun e Binak Alisë së Krasniqes në Pazar të Gjakovës.
Pra heroi i shkrimit të sotëm “ishte nga një vend i qëndresës së madhe, i cili si prijës e luftëtar i paepur edhe para litarit turk nuk do ta tradhtonte kombin, atdheun as idealin për çlirim, biri i Malësisë dhe Popullit Shqiptar, heroi Avdullah Hoxha.  “

E dinin turqit që ai ishte imam , e dinin mirë se ai e predikonte fenë islame , falej pesë “ vakte namaz “ e agjëronte Ramazanin , i gëzohej festës së Bajramit ,  por atdheun nuk e HARROI .

Prandaj , të gjithë e dimë që fenë e kemi për veti dhe që nuk na lidhë asnjë gjë me vendin e origjinës së fesë. Të bindemi përfundimisht , dhe ti njoftojmë  brezat me rastin e  imamit Abdullah Hoxha.

“Qoftë laik apo besimtar

Malësia lind veç atdhetar

Kështu thuhet se i këndohej dikur kësaj treve mitike, e cila deri vonë ishte dhe mbeti një oazë me histori dhe legjenda të pafund për ç ‘gjë shkruhen kronika të shumta dhe tregohen ngjarje e përjetime të panumërta.

Luftëtarët dhe heronjtë e saj, qofshin ata edhe fetar, në të gjitha kryengritjet dhe përpjekjet për çlirimin e vendit, që nga kohët më të lashte e deri në krijimin e Shtetit Shqiptar, ishin shembull i bashkimit e trimërisë dhe luftës për truallin e të parëve, të cilët kurrë nuk vendosën asgjë para kombit dhe lirisë së tij.”
Po sot , pse mos ta themi të njëjtën ?

“Në kohën sa ishte ende i ri, kryengritjet antiosmane në të cilat luftonin edhe prindërit e tij, kishin marrë hovë kudo, ndaj qysh herët, ai dëgjoi për trima dhe prijës e mendimtar të zot si Binak Alia, për heronj luftërash e përpjekjesh kombëtare, me të cilët u rrit dhe përvetësoi dije e përvoja të reja lufte dhe qëndrese nga betejat e pandërprera që atje ndër vite zhvilloheshin.  “

Gani Qarri do të shkruan : “Nga shkaku i mësymjeve të shpeshta turke dhe luftërave të pandërprera kundër pushtuesve, edhe familja e Avdullah Hoxhës, do të ngrinte kullën e saj në një pjesë të thellë kodrinore dhe vend strategjik të quajtur “qafa e livadhit” e cila ishte e vendosur në mes të maleve prej nga shihej pjesa më e madhe e Malësisë, që në rast nevoje mund të shërbente edhe si vendstrehim për familje, miq dhe bashkëluftëtar. “
Pra , Abdullah Hoxha si imam që ishte nuk iu nënshtrua turkut.  Ndaj, gjithë jetën e tij do t`ia kushtonte Çështjes Shqiptare dhe mbrojtjes së trojeve të rrezikuara të atdheut si bashkëluftëtar i prijësve më të njohur popullorë duke marr pjesë krahas malësorëve të Krasniqes, Gashit, Bytyçit dhe gjithë Kosovës në aksione e beteja që kanë lënë gjurmë të mëdha në historinë kombëtare. ” Avdullah Hoxha edhe pse kishte mbaruar medresenë dhe për nga profesioni njihej si fetar, patriotizmi i tij ishte dhe mbeti përherë në nivelin më të lartë duke i qëndruar çështjes së atdheut gjithmonë besnik dhe i pa lëkundur”

E fort dhe heroike dëshmohet edhe qëndresa gjatë muajve qershor-korrik të vitit 1910, kur rreth 2000 malësorë të Krasniqes dhe Gashit, me rreth 2 000 forca, të udhëhequr nga Bajram Curri, Zeqir Halili, Avdullah Hoxha dhe Shaban Binaku, zunë pritë në Qafë të Morinës për të ndalur depërtimin e ushtrisë turke në Malësi.

Avdullah Hoxha ishte aktiv në të gjitha betejat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke filluar nga rrethimi i Maxhar Pashës në fillim-shtatorin e vitit 1878, në kullat e Avdullah pashë Drenit në Gjakovë dhe betejën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë më 1879-1880,ku thuhet se në përballje e sipër me forcat malazeze do të plagosej rëndë.  , Shumë e shumë raste tjera atdhetarie .

Turqia u mundua në këtë 10 vjetshin e fundit ta përdorë Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi si një “dëshmitarë” të vazhdimësisë turko-islame në këtë pjesë të Europës.  “ Padronët” e porositur   nuk e kishin kurrë në mendje që nuk jemi poligon i shkordhjeve turke në anët tona n`emër të islamit

Abdullah Hoxha kishte thënë : Vëllezër, tani kur Perandoria turke po shkapërderdhet si një gastare e thyer, fqinjët tanë kanë zhvesh dhëmbët dhe po bëhen gati të na sulen për zaptimin e tokave tona, ndaj në këtë kohë, për të gjithë ne, kryesore është bashkimi i shqiptarëve kudo, pa dallim krahine e besimi, për tu dal zot trojeve të të parëve tanë dhe për mbrojtjen e tyre me të gjitha mundësit që kemi.  “
Të mëndojmë si duhet !

( Referenca kryesore : Gani Qarri dhe shkrimet e tij me vlerë për  Abdullah Hoxhën dhe Binak Alinë  të cilët edhe pse ishim musliman ,  më 27 nëntor të vitit 1910,  u kapen me tradhti nga turqit të cilët do ti varnin bashkë me Shaban Binakun e Binak Alisë së Krasniqes në Pazar të Gjakovës. fxh )

Fahri Xharra. 13,05.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch