Home » Lajme, Opinione » Ismail Kadare dhe dhurata e helmuar nga presidenti Emmanuel Macron

Ismail Kadare dhe dhurata e helmuar nga presidenti Emmanuel Macron

Gjatë tërmetit që e goditi Shqipërinë në fund të tetorit të vitit të kaluar (2019) kam qenë e prekur si të gjithë shqiptarët dhe mbarë bota. Pa dyshim, secili e ka përjetuar dhe shprehur dhimbjen në mënyrën e vet. Personalisht, tërë kohën e kisha në mendje pyetjen: “ A e parasheh kanuni daljen nga shtëpia për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja në rast tërmeti apo të pafajshmit janë të detyruar të vdesin në gërmadha për ta respektuar  “monumentin” e kulturës shqiptare, siç e quajnë qëllimkëqinjtë kanunin?”

(Fjala”kanun” në këtë shkrim përdoret në kuptimin “Kanuni i Lëkë Dukagjinit”. Lexojeni të tërin në http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.com). Emrin e presidentit francez po e shkruaj siç shkruhet origjinalisht. Në shkqip, ky emër tingëllon afërsisht “Emanuel Makron”).

Pyetjen e shkruar më lart e shpërndava disa qindra herë në faqet më të pëlqyera Facebook, si ato të personaliteteve politike, artistike dhe të mediave.  Reagimet e pjesëmarrësve ishin të ndryshme. Disa u shprehën se kanuni nuk ngujon më fëmijë duke shtuar se ky fenomen barbar i takon të së kaluarës.

Do të isha shumë e lumtur po të ishte ashtu. Nuk do i çaja kokën askujt më me shkrimet e mia në lidhje me këtë temë. Fatkeqësisht,  një fakt tregon se ky libërth sharllatan 106 faqesh merret si pretekst nga qëllimkëqinjtë për krime me paramendim (gjakmarrje) dhe ngujim të fëmijëvë të pafajshëm edhe sot e kësaj dite derisa shteti rri duarkryq.

Zonja Liliana Luani (apo Liljana Luani) është zgjedhur mësuese vitit 2018 në Shqipëri sepse u jep mësim fëmijëve të ngujuiar nga gjakmarrja pas orarit të rregullt si mësuese në shkollë. Kjo mësuese është propozuar kandidate edhe për  Global Teacher Prize për të njëjtën arësye.

A nuk tregon ky fakt se jemi populli primitiv edhe në këtë moment? A nuk tregon ky fakt gjithashtu se globi (Global…) na njeh si të tillë.

Sipas mediave franceze (?!),  zonja Luani merr leje nganjëherë nga njëfarë organizate të cillës i vjen era gjak, falsifikime, mashtrime… të quajtur “Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar” (pajtimi.com) që t’i nxjerrë fëmijet e ngujuar edhe në ekskursion. Këtë organizatë e cila e cila bën (pa)drejtësi paralele sipas Kanunit e ka nderuar edhe Ismail Kadare i veshur me petkun e shkrimtarit të “MADH”?!. Nga ky kontakt  me këtë fole të gjarpërinjëve të gjakut, si të githë të tjerët që kanë kontakte me ta, ai e ka merituar nderimin dhe titullin “gjarpër i gjakut”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch