Home » Lajme, Opinione » İsmet Özel – i kërcënon shqiptarët e Turqisë !

İsmet Özel – i kërcënon shqiptarët e Turqisë !

İsmet Özel“Nëse shqiptarëve që gjenden në Turqi u lejojmë që të deklarohen shqiptarë, atëherë Turqia firmos humbjen e saj, prandaj ne turqit e vërtetë këtyre që duan të deklarohen duhet t’u themi: Vëllai im, ik pjerdhu andej nga ke ardhur!”- kështu e tha poeti turk İsmet Özel . Dhe , mirë që e tha se së paku e kuptuam se çka mendohet në Turqi për shqiptarët e atjehit .
Ne rronim në ëndrra të krijuara nga propaganda turke ,e bartur nëpërmjet interesxhinjve shqiptar se turqit na shpëtuan nga asimilimi pansllav e  pangrek . Thjeshtë dhe pa hamendje , mjafton një rrjedhje publike e një njeriu publik dhe kuptohet thelbi i një mashtrimi të madh .
Çfarë ta thotë zemra mund të jesh por shqiptar nuk guxon ! – e vërteta e thënë haptas .
Po na ,këtu ku jemi çka jemi ? Nuk e di . Një pjesë jo aq e vogël e jona e ëndërron të kaluarën otomane, jo pse  e ka përjetuar atë kohë por janë të mbushur mendjeje nga ata që punojnë për Turqi.

Si guxojmë të jemi aq naiv dhe aq lehtë të kurthohemi në grackën gjëja muslimane ,por ti gjetur rrënjët tona tek osmanët ?
“Unë turk nuk jam”, fjala vjen – tash le të mos e përziejmë çështjen  kurde këtu – unë jam shqiptar, s’jam turk – jam shqiptar. Atëherë, vëllai jem, ti shtetin tënd e ke, sikter prej këtu [theje qafën], shko. Po pra.”  Pra, sipas İsmet Özelit, shqiptarët në Turqi që marrin guximin me u deklarue se janë shqiptarë, duhen me u dëbue në “vendin e tyne”.(  cituar  nga shkrimi i Agim Morinës )
Dhe kështu del e vërteta e një metode të përdorur me shekuj për asimilimin dhe zhbërjen tonë

Turqit e sotëm ia kanë frikën  politikës shekullore speciale  ndaj shqiptarëve . E vërteta sa do që të mbështillet me vellon e harresës së imponuar , ajo del një ditë .
M`u kujtua Haki Pasha ( 1862-1915 ) vezir i lartë otoman , ambasador i perandorisë në Itali, kur thoshte: “ Po doli në shesh e vërteta e shqiptarëve,Perandorinë Osmane e morri lumi “ . Pra? Ai  e dinte që diçka po lëvizë e ajo ishte shkëputja përfundimtare nga një robëri shumë shekullore . Dhe ashtu ndodhi .

(Në rrethanat e tanishme, të pretendosh në trashëgiminë e një kalifati obskurantist me të cilin i kanë qëruar hesapet vetë turqit dhe madje me te të identifikosh edhe popuj që nga pikëpamja shoqërore, kulturore dhe politike që moti i takojnë një qytetërimi të lirë dhe demokratik, nuk është vetëm anakronizëm historik, por edhe miopi politike dhe aventurizëm i rrezikshëm . Pa lejuar assesi që të hyhet në pazare politike me diçka të tillë, siç po ndodh jo rrallë në Prishtinë dhe Tiranë kur nga qeveritarët e papërgjegjshëm dhe të korruptuar, në emër të lirisë së besimit, po i hapet rruga edhe islamit politik, kësaj sfide ekzistenciale Shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen me argumentin e neoshqiptarizmit si përkatësi shpirtërore, intelektuale dhe politike perëndimore”. nga Jusuf Buxhovi )

Nuk më duken të rastësishme dy deklarata , ajo  “ joshëse “ e zv, Kryemnistrit turk :” “Në një drekë të shtruar më vonë, aty kanë marrë pjesë edhe ministra të kabinetit të Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri turk ka folur për ribashkim të turqve dhe shqiptarëve.“Ka qenë një ndarje shekullore, por ribashkimi ynë do të jetë më i ngrohtë, i gjallë dhe i përhershëm”, ka thënë numri dy i Qeverisë turke. “  dhe deklarata kërcënuese e poetit të njohur turk  Ismet Yzel : “Nëse shqiptarëve që gjenden në Turqi u lejojmë që të deklarohen shqiptarë, atëherë Turqia firmos humbjen e saj, prandaj ne turqit e vërtetë këtyre që duan të deklarohen duhet t’u themi: Vëllai im, ik pjerdhu andej nga ke ardhur!”-

Një gjë është e sigurt , ndarja e jonë mbi një shekullore nga Osmanët ishte përfundimtare dhe pa kthim ; dhe se  miliona shqiptarë të dërguar në Turqi  e duan të vërtetën e tyre .

Kishte me qenë mirë që si fillim qeveria turke dhe  “Tika  “  t`i financonin botimin e nja një milion abetareve për shqiptarët e Turqisë , që edhe ata të gjorët ta ndiejnë ëmbëlsinë e gjuhës së ëmbël të tyre amtare . Shumë prej tyre edhe nëse e kanë harruar gjuhën , por kur ta dëgjojnë “ Mëmëdheun “  e Çajupit  do të ishin shumë falënderues për kujdesin human të Turqisë
Fahri Xharra,26.04.16
Gjakovë

One Response

  1. Ben Web thotë:

    Po pse i thoni atij Turkut… Amerika qe i lejon popujt e vet te mesojne gjuhen e tyre krahas asaj shteterore po shkaterohet nga ajo pune?!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress