Home » Lajme » ISUFI: TAKSA NDAJ SERBISË NUK SUSPENDOHET

ISUFI: TAKSA NDAJ SERBISË NUK SUSPENDOHET

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të suspendohet.

Ai ka folur të martën në “Analizë dite” te RTK 3.  

“Pezullim të taksës nuk do të ketë, sepse taksa është vënë ndaj Serbisë. Serbia me paratë e xhepit të qytetarëve të Kosovës po bën fushatë kundër Kosovës. Këtë do ta bënte çdo shtet. Dhe kjo nuk duhet të ndërlidhet me çështje të tjera. Presioni duhet t’i bëhet Serbisë”, ka thënë Isufi.

Duke u ndalur tek tema të tjera, ai ka thënë se opozita po manipulon publikun, me akuzat për Qeverinë.  “Qëllimi i seancës së sotme ka qenë që të bëhet propaganda”, ka thënë ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch