Home » Lajme, Rajonale » Ivanov mbledh Këshillin e Sigurisë, fton Zaevin, Ahmetin e Thaçin

Ivanov mbledh Këshillin e Sigurisë, fton Zaevin, Ahmetin e Thaçin

Ivanov dhe KS MKKëshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sot pasdite. I thirrur nga presidenti Gjorge Ivanov që prej dje, Këshilli do të ketë në fokus zhvillimet nga aksioni policor në Kumanovë. Në këtë mbledhje për herë të parë, përveç anëtarëve të saj të rregullt janë thirrur edhe liderët e partive më të mëdha politike , lideri i LSDM-së  Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Deri në këto momente askush nga tre liderët e partive të lartpërmendura nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë e cila është caktuar për në orën 17. Kujtojmë se BDI-ja dhe LSDM-ja prej zgjedhjeve nuk e njohin legjitimitetin e presidentit por ALSAT mëson nga burimet brenda këtyre dy partive se ato janë duke menduar ende pjesëmarrjen e mundshme duke qenë se situata është e jashtëzakonshme. Pas Mbledhjes, presidenti Ivanov pritet që tu drejtohet qytetarëve.  Në përbërje të Këshillit të Sigurisë janë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski, ministrja e  brendshme Gordana Jankullovska,  ministri i jashtëm Nikolla Poposki, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski, si dhe tre anëtarët tjerë,  Naser Sejdini, Flora Kadriu dhe Veli Kreci. Për shkak të situatës aktuale në vend, presidenti Gjorge Ivanov ndërpreu vizitën e tij në Federatën Ruse ndërsa për të ka informuar edhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Mun.

/Alsat-M/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch