Home » Lajme, Rajonale » Ivica Daçiq : Shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë të drejtat e barabarta me të gjithë qytetarët tjerë në Serbi

Ivica Daçiq : Shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë të drejtat e barabarta me të gjithë qytetarët tjerë në Serbi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë të drejtat e barabarta me të gjithë qytetarët tjerë në Serbi dhe se, sipas tij, largimi i lapidarit të ushtarëve të UÇPMB-së nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut,ka thënë kështu kryeministri serb Ivica Daçiq gjatë konferencës me gazetarë të mbajtur pas takimit me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski.

 

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë vizitës së tij në Maqedoni ka thënë se zyrtarë të këtij shteti duhet të jenë të përmbajtur kur është fjala për Kosovën, për sa kohë vazhdon dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Daçiqi ka deklaruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë të drejtat e barabarta me të gjithë qytetarët tjerë në Serbi dhe se, sipas tij, largimi i lapidarit të ushtarëve të UÇPMB-së nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut, transmeton Rel. Gjatë konferencës me gazetarë të mbajtur pas takimit me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, i pyetur lidhur me komentin e kryetarit të partisë, Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti se vizita e kryeministrit serb në Shkup nuk është në kohën e duhur pas largimit të lapidarit në Preshevë, Daçiqi ka thënë “ Përse këto parti e promovojnë vetën, çfarë lidhje ka kjo kur unë mund të bisedoj për këtë çështje edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin”. Daçiqi ka thënë se Serbia nuk është “banana republikë” dhe se ka ligje të cilat duhet të respektohen duke përfshirë edhe Luginën e Preshevës./H.H./

One Response

  1. Rexhep thotë:

    Eselamu alejkum

    Pse po rrenë or i marrë ?

    selam

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch