Home » Lajme » Ivica Daçiq, ka deklaruar se katër policët e Serbisë të arrestuar në Gjilan janë spiunuar nga serbët që punojnë në “të ashtuquajturat” institucione të Kosovës

Ivica Daçiq, ka deklaruar se katër policët e Serbisë të arrestuar në Gjilan janë spiunuar nga serbët që punojnë në “të ashtuquajturat” institucione të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se katër policët e Serbisë të arrestuar në Gjilan, të cilët prej dy javësh janë në paraburgim në Prishtinë, janë spiunuar nga serbët që punojnë në “të ashtuquajturat” institucione të Kosovës. Ish zëdhënësi i partisë së Slobodan Milosevicit, Daçiq, ka thënë se do të bëj çmos për të liruar katër policët e arrestuar të MUP-it, dhe se e përkrahë tërësisht protestën e kolegëve të tyre në Serbi kundër këtyre arrestimeve. Ai ka thënë se për këtë çështje ka biseduar edhe me përfaqësuesen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, raporton B92. “Duhet të mendojmë mirë se kush janë këta serbë që i kanë paraqitur policët tanë te pushteti i Thaçit. Do të reagojmë njëjtë, do t’i arrestojmë pjesëtarët e organeve të tyre (pjesëtarët e Policisë së Kosovës), nëse do të hyjnë në Serbinë qendrore”, ka thënë Daçiq duke vazhduar me kërcënimet që Serbia që prej vitit 1999 u ka bërë në vazhdimësi serbëve kosovarë, për ta penguar pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch