Home » Lajme, Vendore » Ivica Daçiq: në gjysmën e dytë të muajit maj, pritet të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën në nivel të kryeministrave

Ivica Daçiq: në gjysmën e dytë të muajit maj, pritet të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën në nivel të kryeministrave

Kryeministri serb Ivica Daçiq tha sot së në gjysmën e dytë të muajit maj, pritet të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën në nivel të kryeministrave. Në një konferencë të organizuar me rastin e ditës së Evropës, Daçiq shprehu optimizmin se këtë javë do të përfundojë plani i implementimit për Marrëveshjen e Brukselit. Daçiq tha së është i sigurtë se Këshilli i BE-së do t’i caktojë Serbisë datën për fillimin e negociatave. “Beogradin më 1 qershor do të duhej të

vizitonte kryetari i BE-së, Herman Van Rompej askush nuk do të vie nëse nuk ka lajme të mira”, shtoi Daçiq

Të ashtuquajturit kryetar të qarqeve nga Kosova në jug të lumit Ibër e kanë pranuar marrëveshjen me Prishtinën, derisa ata të veriut edhe më tej refuzojnë ta bëjnë këtë, ka thënë zv/kryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai në një intervistë për “Novi Magazin” ka sqaruar se në takimin e sot është arritur përparim, por konsensusi me serbët e Kosovës nuk është arritur dhe se gjatë vizitës në Kosovë të dielën do të vazhdojnë bisedimet. “Pjesa më e madhe të kohës do t’ia kushtojmë veriut të Kosovës. Pres që të jenë të pranishëm kuvendarët e katër komunave veriore, Mitrovicës, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Pa marrë parasysh se disa tashmë e kanë humbur legjitimitetin nuk e kam problem të flas me të gjithë, që t’iu parashtroj argumentet gjithë Serbisë”, ka thënë Vuçiq. Serbia ka pranuar argumentet e serbëve nga veriu dhe iu ka ofruar referendum në të cilin ata do të ishin në përparësi me pyetjen: “A jeni për marrëveshja apo jo”, ka thënë Vuçiq.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch