Home » Lajme » Daçiq: Nga Leposaviqi deri në Zveçan i Serbisë, ndërkaq Vuçiq – Korrigjimi i kufijve ka vdekur

Daçiq: Nga Leposaviqi deri në Zveçan i Serbisë, ndërkaq Vuçiq – Korrigjimi i kufijve ka vdekur

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u ka thënë homologëve të tij në disa vende të Evropës se kompromisi me Prishtinën do të mund të jetë korrigjimi i kufirit, që sipas tij nënkupton “zbritjen e vijës kufitare nga Rashka në Zveçan”.

Burime ndërkombëtare kanë thënë se Daçiq, pak para përmbylljes së debatit për shkëmbim territoresh në samitin e Berlinit, është angazhuar “për një zgjidhje kompromisi me Kosovën, që do të ishte më pak trazuese dhe do të mund të merrte përkrahjen ndërkombëtare, bazuar në përbërjen nacionale të dy komunave dhe afërsinë gjeografike territoriale me Serbinë”.

Burimet thonë se Daçiq e ka cilësuar si “korrigjim të vijës kufitare” propozimin e tij të ri duke mos hequr dorë nga asnjë pjesë e territorit serb.

Ministri serb ka vlerësuar se ky “kompromis do të mund të ishte zgjidhje për problemin dhe se oferta mund të jetë shumë e pranueshme edhe për faktorin ndërkombëtar, i cili e ka parë shkëmbimin e territoreve si zgjidhje problematike për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Propozimi i Daçiqit pritet që t’i jepet edhe zyrtarëve gjermanë dhe atyre francezë në ditët në vijim, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e radhës në Paris më 1 dhe 2 Korrik, me ftesë të Presidentit Macron.

Propozimi serb për “kompromis me Prishtinën” do të dominojë debatet në ditët në vijim dhe do të ringjallë sërish sentimentet në të dyja vendet.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë sot se korrigjimi i kufijve ka vdekur si ide pasi është kundërshtuar edhe nga shërbimet sekrete të vendeve të fuqishme.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur të dielën, disa dite pas Samitit të Berlinit për të dërguar një porosi. Ai këtë e ka bërë në stilin e tij.

Fillimisht ka lajmëruar se në Serbi do të shkojë një investitor perëndimor në fushen e “Hi -Tech” ku ka thënë se do të punojnë njerëzit më të shkolluar të Serbisë. Pastaj në intervistën për Televizionin Pink ka folur edhe për Kosovën duke thënë se ideja e tij për korrigjimin e kufijve është thyer nga shërbimet sekrete perëndimore. “Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediale që të punojnë a priori kundër një zgjidhje të tillë” ka thënë Vuçiq. ” Cila ëshre zgjidhja tash, përveç asaj që Kosova dhe Metohia, jo me dëshirën time ose qe unë e kam njohur, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin” ka thënë Vuçiq. Si zakonisht ai ka vazhduar përplasjet me opozitën në Serbi duke i goditur ata për faktin që e kanë penguar të “nxjerrë diçka pët popullin e saj”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch