Home » Lajme » Ja kush është “ Sami Nuhiu “

Ja kush është “ Sami Nuhiu “

Kjo fotografi shpeshherë është parë në Veb faqet tona. Me këtë fotografi shpesh herë është identifikuar një person i cili e ka quajtur veten Sami Nuhiu duke u paraqitur herë si themelues i PVD-së e her si analist nga Presheva. Mirëpo fal ekipeve teknike të Rtv Spektri është arritur të zbulohet edhe kjo dallaverë, e ngjashme me ato të Sefer Hisarit, Besnik Hyses, Alush Presheves etj. Në këtë fotografi bëhet fjalë për një dokument personal të shtetasit të Bosnjes dhe Hercegovinës, Amir Nikola, me vendbanim në Sarajevë. Kopjuesi I kësaj fotografi edhe kësaj here mbetet njeriu I prirur për keqëpërdorime dhe mallëversime-Sevdail Hyseni, drejtor I Ndërmarrjes publike Rtv Bujanoci.
Pas dajakut turk të cilin e mori në zyrën e tij si pasojë e mospagesës së borxheve drejtori I cili po e mban edhe pak at shpirt që I ka mbetur nga takspaguesit nuk po zgjedh mjete dhe metoda për të vazhduar agoninë e tij.
Pasi e “mjoli “ mirë psuhtetin tash ai filloi të ngris tepinë përbrenda shtëpisë së vet. Që dy muaj nisi furishëm aksionin për heqjen e stimulimit të punëtorëve të redaksisë shqipe në Rtv Bujanoci pa guxuar të prek asnjë të punësuar të nacionalitetit serb. “ I ka haxrhuar të hollat e rrymës e tash me pagat tona dëshiron të nxirret “ janë fjalët e një të punësuari në redaksinë shqipe. Të keqen më të madhe drejtori e bëri ditëve të fundit duke e emëruar vozitësin e tij për kryeredaktor dhe duke I anashkaluar gazetarët e tij, të cilët madje posedojnë edhe diplomnë fakulteti të gazetarisë.Por të “ bëmat “ e drejtorit nuk kanë të ndalur me kaq. Kohëve të fundit ai ka filluar të kërkoj garantues për kredi bankare edhe tek punëtorët arsimorë. “ Unë jam shoku juaj Sevdail Hyseni apo më bëheni “ zhirant “? Janë bisedat telefonike të drejtorit me mësues me të cilët më parë as që kishte pasur kontakte.
Megjithë këto mallëverzime është për tu habitur se si pushteti lokal i Bujanocit po i hesht. Si është e mundur në një komunë kaq të vogël të ndodhin gjëra të tilla me bollëk keqëpërdorime e që kreu komunal mos të reagoj. Ratko Mlladiqi tha se nuk ka vrarë njerëz por po akuzohet për zinxhirin komandues dhe për mos parandalimin e gjenocidit. E pushteti I Bujanocit si do të mbrohet të nesërmen për këtë heshtje? Si do t’I arsyetoj keqëpërdorimet që po I ndodhin buzë hundëve.
Rtv Spektri
————————————————–
Kosovalindore.com:
Për hirë të asaj që ne vazhdimisht publikojmë opinionet e zoteriut i cili po del se është dikush tjetër e jo ai i vërteti, jemi të detyruar që ta japim letërnjoftiminh e tij të cilin dhe ua kemi kërkuar që në startë pas kërkesës së tij të parë për publikimin e opinionit të parë të tij. Ne jemi bazuar në letërnjoftimin e tij dhe se as që na ka interesuar se mundë të jet ose jo “Sami Nuhiu”. I mbetet atyre që dyshojnë në të, ta verifikojnë së është ose jo kjo foto e Sami Nuhiut apo e dikujt tjetër.

Make these partners feel special – they’ll be http://college-essay-help.org opening hundreds of accounts that will propel students to college and beyond

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch