ShqipEnglishDeutsch

Home » Lajme, Rajonale » JA PSE S’DUHET BESUAR LËVIZJA ”BESA”

JA PSE S’DUHET BESUAR LËVIZJA ”BESA”

Levizja BesaNjë përgjigje e shkurtër dhe shumë pyetje zëdhënësit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu:

– Të jesh pjesë e Lëvizjes ”BESA”, a nënkupton ta gënjesh popullin se nuk je organizatorë në protestë, ndërkaq sa sheh se rrugët janë mbushur me protestues, shfaqeni si heronjë dhe e uzurponi atë, ngase, – ”ndjeheni gjallë dhe ekzistoni”!?

– Të jesh pjesë e Lëvizjes ”BESA”, a nënkupton se ke një qëllim dhe një ideal jetësor, që t’i mësoni njerëzit se si duhet ”menduar mirë”, pa ua sqaruar atyre se ç’kuptoni ju me nocionin ”të menduarit mirë?!

– Të jesh pjesë e Lëvizjes ”BESA”, a nënkupton të jepni “besë” për t’u shkëputur nga ”gjumi shekullor” dhe të mos lejosh që dikush ta cenoj dinjitetin, drejtësinë dhe ideologjinë neo-otomanëve të Erdoganit për t’i rimarë teritoret shqiptare në rrugë moderne?!

-Të jesh pjesë e Lëvizjes ”BESA”, a nënkupton që “besën”, përtej një kodi etik shqiptar ta ktheni në një parim dhe lëvizje të moderuar islamiste?

– Të jesh pjesë e Lëvizjes ”BESA”, a nënkupton doemos të jesh lëvizje fetare që e fundos sistemin demokratik dhe instalon në mënyrë të heshtur islamin politik?!

– Të jesh pjesë e Lëvizjes ”BESA”, a nënkuptoni që me dorën tuaj do të ndryshoni historinë e popullit shqiptar dhe do ta merrni përsipër ta ndryshoni atë në të ardhmën ashtu siç dëshiron ”babai” juaj, Erdogani?

– Të jesh pjesë e Lëvizjes ”BESA”, a nënkupton të besosh në të njejtin ideal, siç beson ”ideologët” tuaj, Erdogani dhe Davutoglu, për të ndërtuar një ardhmëri që do ta gëzoj kjo rini!?

– Të jesh pjesë e Lëvizjes ”BESA”, a nënkupton që duhet ndryshuar tekstet shkollore ku Perandorija Osmane cilësohet si pushtuese e tokave shqiptare?

– Të jesh pjesë e Lëvizjes ”BESA”, a nënkupton që heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeun, me vullnetin ”tuaj” politik do ta shpallni si kryqtar dhe armik të islamit?

– Të jesh anëtarë i Lëvizjes Besa, a nënkupton që vajzat dhe gratë tona duhet të mbulohen siç preferon ”udhëheqësi” i juaj i lartë, Erdogani?

– Të jesh anëtarë i Lëvizjes ”BESA”, a nënkuptohet që si parti, që në vitin e parë, (të mos them muajin e parë), të blini një shtëpi televizive, si Tv dhe gazeta ”Shenja”?

Në fund, po të(ju) them shkoqur, jo vetëm që kemi dilema, por kemi edhe dyshime të mëdha që nga paraqitja juaj e parë në skenën politike, prandaj, siç thoni ju, populli shqiptar di të dallojë njerëz që bartin ideale të rrejshme – aziatike, nga ato që ky popull i lashtë diti dhe arriti t’i përballojë tri perandorive duke e ruajtur me vete gjuhën, traditën dhe racën e tij, Ariane-Pellazge-Ilire-Shqiptare.

Vullneti i popullit shqiptar në Maqedoni, nuk është të thuhet vetëm se kush është këtu Autokton, por të jet sovran në tokat e saja dhe t’ju bashkangjiten Shqipërisë Mëmë, e jo Selçukëve dhe Mongolëve të Azisë.

Ky është vullneti i popullit shqiptar, që ju, as keni dëshirë e as guxim ta thoni këtë, ngase një pjesë e juaj akoma ëndërron në rikthimin e Osmanlive. Epo kjo kurrë s’ka për të ndodhur, i dashur, për derisa ka djem dhe vajza që flijojnë veten për flamurin kuq e zi të Skënderbeut dhe trimave që luftuan në Kumanovë!…

Nga Sermet Sylejmani

One Response

  1. NAZMIU thotë:

    PO NUK KA SE QKA TI SHTOHET E PASKA QENDISUR SIKUR MARIGONA FLAMURIN KUQ E ZI. TE LUMTE JUVE EDHE PSE NUK JU NJOF POR ME KETE JU NJEF EMBARE POPULLI SHQIPEFOLES SE SHAMIT OSE ATO VESHJET BERMUDE NUK NA PERKASIN POPULLIT TONE NEVE KEMI VESHEN TRADICIONALE SHQIPETARE E JO NGA FUNDI AZISE APO I KARPATEVE RROFESH SA MALI TOMOR BABE I SHQYPNISE

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress