Home » Intervistë, Lajme » Ja se ç `ka më tha z. Mathieu Aref

Ja se ç `ka më tha z. Mathieu Aref

Në Oqeanin e madh dhe të thellë dhe të lashtë të historisë sonë të madhe mund të lundrohet vetëm me njerëzit e mëdhenj si Mathieu Arefi , që janë të pajisur me dijen më të madhe për të bërë ballë valëve të çmendura që ngrihen kohë pas kohe mbi historinë tonë .Është krenari kur kemi njerëz të kalibrit të tij dhe me ndihmën e tyre ecim  ballë për  ballë me valët ndjellakeqe për të shkuarën  tonë ,të cilat mundohen të na zhveshin nga çdo lloj civilizimi njerëzor .


Zoti Aref  si do të reagoni ndaj fyerjeve që po vazhdojnë kundër kombit shqiptarë , kundër Skënderbeut kundër  zanafillës ilire të Shqiptarëve , kundër pellazgëve ?

  • Si mund të thuhet që Ilirët nuk janë paraardhësit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve? Deri më sot janë armiqtë e popullit iliro-shqiptarë që na mbushin më këto lloje gënjeshtra ose pavërtetësi. Ja tani disa pseudo-shqiptarë (ndoshta trajtohen nga të njëjtët armiq greko-serb) që përsëritën saktësisht të njëjtën ideologji dhe të njëjtat sulme të armiqve të përhershëm të shqiptareve : Grekët dhe Serbët. Kjo është një lajthitje që tejkalon të kuptuarit.
  • Do të përgjigjem këtu në mënyrë të veçantë një individi ( dhe shumë të tjerëve fxh ) i cili jo vetëm fëlliq kujtesën e heroit tanë kombëtarë Skënderbe-Gjergj Kastriotin (i njohur në të gjithë Evropën në shekullin e pesëmbëdhjetë si një hero “shqiptar” -dhe jo serbe ose grec- konsideruar nga Vatikani si “ushtar i Krishtit”). I njëjti person ( dhe shumë të tjerë fxh ) kundërshton prejardhjen e shqiptarëve nga Ilirët të lashtë ? Historia flet për veten dhe sot nuk kemi nevojë për të provuar apo të vërtetuar që jemi pasardhësit të drejtpërdrejt të « Ilirëve » ose më mirë të « Trako-ilirëve ».Çfarë na tregon historia në të gjitha shkrimet e autorëve të lashtë grek apo romak dmth ka me tepër se 2500 vjet ?
  • Herodoti, Tukiditi në shekullin V para erës sonë dhe shumë të tjerë pohojnë më një anë se Ilirët ishin një popull “i pavarur”, « i lirë » dhe më një anë tjetër që ata qendroshin në veri të Greqisë dhe Trakët në lindje. Pikërisht në atë kohë, në juglindjen të Evropës, tërë gadishulli veriperëndimorë të Greqisë përkiste Ilirëve (Panonianët, Venetët, Istrianët, Japodët, Dalmatët, Autariatët, Triballët, Dardanët, Agrianët, Daorsët, Ardianët, Labeatët, Pirustët, Taulantët, Enkelët, Albanët, Penestët, Partinët, Bylionët, Amantët, Atintanët…) dhe fiseve të tyre të panumërta dhe gjithë verilindje përkiste Trakëve dhe fiset e tyre të shumta (Gjetët, Brigët, Odomantët, Sikonët, Besët, Doberët, Edonët, Odrisët, Paitët, Bitinianët, Amazonat, Satrët, Trausët…) dhe Tesprotët dhe fiset e tyre (Molosët, Epirotët, Kaonët, Atamanët, Kasopenët, Ambrakiotët, Dolopët, Dodonët…) dhe Maqedonët në lindjen e Greqisë : gjithë këta fise të shumtë qëndroshin nga dy brigjet e Danubit deri në Epirin e jugut dhe nga Adriatiku deri në detin e Zi. Këto katër grupe etnogjuhësore (Ilirë, Trakë, epirotë, Maqedonë) i përkisnin të njëjtit popull pellazgo-etrusk. Është vërejtur se tek historianët e lashtë që këto katër etnonimet e fundit (Ilirë, Trakë, Epirot, Maqedon) në atë kohë fillojnë të zëvendësonin etnonimet “Pellazg dhe Tireno-etrusk » (Tirrenë, Tursènë ose Etrusk). Në të vërtetë emrat Pellazg dhe Tirreno-etrusk po zhdukëshin pak nga pak më përjashtimin të disa vende të izoluara të Greqisë përshkruar nga Herodoti (I, 56, 57, 58 ; II, 171 ; IV, 145 ; V, 26 ; VI, 136, 139 ; 124) dhe Thukididit ( I, 3 ; IV, 109 ) si për shembull Lemnosi, Imbrosi, Atika, Aktea, Kreston, Bisalte, Edon, Arkadi, Epir, dhe në disa ishuj të Egjeut, etj. Iliria u pushtua nga Romakët në -168 pes, dhe pastaj Greqia u sulmua nga Romakët në datën -146 para erës sonë.

Ata (Romakët) krijuan një Greqi « romake » të madhe ku kishin përfshirë Epirin dhe Maqedoninë. Ky është shkaku që Grekët kanë gabimisht pohuar (ende sot po e besojnë) që Maqedonia dhe Epiri ishin troja « greke ». Ndërsa autorët antik të vonshëm nder të cilët Straboni (VII, 7, 1 – VII, 7,8 – shekulli i parë pes) pohojnë se Epiri dhe Maqedonia ndodheshin jashtë trojeve stërgjushore greke .Ja çfarë dëmi kanë bërë romakët trojeve iliro-pellazge që ende sot po e paguan populli shqiptarë.

  • Pas Herodotit dhe Tukididit emri i Pellazgëve filloj të zhdukët ngadalë në favor të Illirëve, Trakëve, Epirotëve dhe Maqedonëve. Një pjesë e madhe të Pellazgëve të azisë Minore dhe një pjesë e vogël të ishujve të Egjesë kishin ikur për Italinë veriore (rajonin e luginës të lumit Po, në krahinën padane) dhe gjetkë. Këto i verteton Helanikos i Mitilenës (fillimi i shekullit V) në veprat e tij : Asopis (Άσωπις), Atlantis (Άτλαντιάς), Deucalionea (Δευχαλιωνεια), Phoronis (Φορωνίς), Troica (Τρωιχά). Sikur e pohonte edhe Virgjili (në shekullin e parë para erës sonë – në veprën e tij madhore « Eneida »). Ata Pellazg të hërshëm të Italisë u bashkuan më vonë me vëllezërit e tyre Tirrhéno-etrusk të cilët krijuan Etrurinë (Toskana e sotme) dhe një qytetërim të madh si dhe themelimin e Romës (nga Romullusi dhe Remusi), i cili qytetërim është në zanafillën e qytetërimit romak. Shkurtimisht (këtu nuk do të rishkruar prapë historinë e lashtë, shihni librat e mi dhe tezën time për me tepër detaje) keni në dorë një përmbledhje ku historianët e lashtë na japin shënime të rëndësishme dhe të vlefshme për stërgjyshërit tonë dhe jo historianët moderne të historiografisë zyrtare të lashtësisë greke e pranuar përgjithësisht nga të gjithë.

Fatkeqësisht romakët janë shkaku i ndryshimeve dhe tronditjeve të aspektit gjeopolitik të Gadishullit juglindor evropian. Në të vërtetë, pas tri luftërave (-229-228 / 220-219 / -168 para erës sonë ) të mëdha kundër Ilirëve Romakët pushtuan përfundimisht në -168 pes trojat ilire dhe i kanë copëtuar dhe fragmentuar, duke krijuar një Iliri e pakësuar dhe ngushtuar (« Illyrii proprie dicte ») dmth një rrip territoresh nga Istria në veri deri në Epirin e jugut dhe nga Adriatiku deri në Maqedoninë aktuale. Kjo është Iliria që kanë adoptuar gjeografët, historianët dhe arkeologët moderne, ndërsa kjo Iliri është një pjesë shumë e vogël e trojeve stërgjyshore iliro-trake. Nga aty filloi një gjumë i gjatë të popullit iliro-shqiptarë i cili u sulmua nga pushtuesit të huaj për gati 2000 vjet. Dhe O mrekulli ! populli shqiptarë është ende në këmbë !

Edhe një herë historia e gadishullit të Europës juglindore u cunguar dhe manipuluar nga fuqitë e mëdha të shekujve 19 dhe fillimin të 20 në dëmin e popullit shqiptar dhe në favor të grekëve dhe Sllaveve të Jugut (serbet, kroatët, sllovenët, boshnjakët …), bullgarët (popull  jo-sllav, por që ka adoptuar gjuhën sllave), sllovakët, çekët (sllavë të tjerë) dhe hungarezët (Magjiar Uralo-Ugrijan).
Ndërsa grekët kanë arritur në Gadishullin juglindor të Evropës pas shekullin e tetë para erës sonë, Sllavët dhe bullgarët në shekullin të shtatë PAS erës sonë dhe hungarezët rreth shekullit nëntë dhe dhjetë PAS erës sonë !
Mohuesit  do të ishte mirë për te kthejnë shtatë herë gjuhën e tyre në gojë para se të flasin, dhe të mësojnë historinë e vërtetë të popullit shqiptarë dhe të mos dorëzohet apo mos të shesin  vetën armiqve tonë të përjetshëm.
Të paçi Zoti Mathieu Aref !

Bisedën virtuale e zhvilloi
Fahri Xharra , Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore