Home » Lajme » JAHJAGA KËRKON LUFTIMIN E RADIKALIZMIT

JAHJAGA KËRKON LUFTIMIN E RADIKALIZMIT

Jahjaga-ThaqiPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, si dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në vend nga të cilët ka kërkuar që t’i luftojnë në mënyrë ligjore veprimet radikale dhe ekstremiste në vendin tonë.

Jahjaga-Thaqi etj“Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjerë.

 

Në takim, krerët e institucioneve kërkuan nga mekanizmat përgjegjëse për sigurinë që të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve jo vetëm të Kosovës dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit. Presidentja Jahjaga ritheksoi qëndrimin se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë dhe nuk do të shërbejë si një burim për grupet radikale e ekstremiste”, thuhet në një komunikatë për medie nga Presidenca e Kosovës.

Në takim morën pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, drejtori i përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i shtetit në largim, Ismet Kabashi, u.d i kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha si dhe kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch