Home » Lajme, Vendore » JAKUPI: PVD, LPD DHE UDSH DO TË MBAJNË PËRGJEGJËSI PËR GABIMET E TYRE

JAKUPI: PVD, LPD DHE UDSH DO TË MBAJNË PËRGJEGJËSI PËR GABIMET E TYRE

Bujanoc, 07 korrik

Sekretari gjeneral i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shefket Jakupi sot publikisht është larguar nga ky subjekt politik i cili tashmë është në opozitë në asamblenë komunale të Bujanocit.

Arsyet e largimit sipas Jakupit janë të shumtat por njëra ndër to është edhe vota e elektoratit e cila nuk duhet shkelur për interesa personale.

LPD e Jonuz Musliut, sipas Jakupit ka ngelur në opozitë për interesa individësh dhe kjo për Jaklupin është e pa arsyeshme që të qëndrojë në këtë subjekt politik në rolin e opozitës.

Gjatë deklaratrës së tij Jakupi, i cili e ka udhëhequr positn e sekretarit gjeneral të LPD-së, thotë se, së shpejt një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të LPD-së do të dalin nga ky subjekt politik për të njejtën arsyeje, që është rrespektimi dhe besimi i votës së qytetarëve.

Sipas jakupit shumica e popullatës janë të vetëdijshëm se ngelja në opozitë e LPD-së ka qenë për interesa të disa individëve brenda këtij subjekti politik, dhe mos pajtimi me qëndrimet e tyre ka bërë që Jakupi dhe një pjesë e madhe e anëtarëve nuk do të jenë më në LPD.

Ish-sekretari i LPD-së aktualisht do të jetë i pamvarur, por njëkohësisht është në bisedime e sipër me disa subjekte dhe shpreson se së shpejti do ti bashkangjiten një subjekti ekzistues tjetër politik.

Sipas Jakupit subjektet në opizitë, PVD, LPD dhe UDSH kanë bërë një gabim që nuk i falet, sepse nuk iu kanë bashkangjitur koalicionit aktual dhe për këtë do të bartin përgjegjësi para elektoratit.

Sa i përket koalicionit qeverisës dhe Partisë Demokratike, Jakupi thotë se ky subjekt politik nuk ka bërë asnjë shkelje, sepse disa herë i ka ftuar subjektet shqiptare të cilat i kanë injoruar këto ftesa dhe kjo sipas tijh, është një gjë shumë e gabueshme dhe duhet të japin përgjegjësi para elektoratit të tyre.

M Ahmeti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch