Home » Lajme » Jamie Shea: Intervenuam pse NATO nuk deshi ta tolerojë Serbinë të bëjë cfarë të dojë me Kosovën

Jamie Shea: Intervenuam pse NATO nuk deshi ta tolerojë Serbinë të bëjë cfarë të dojë me Kosovën

Siguria në Evropë, NATO përballë BE-së e Moskës, ish-zëdhënësi i NATO-s, edhe një herë në Gjenevë në tubimit e fundsit në qendrën ndërkombëtare startegjike (GCSP) para një numri të madh të ambasadorëve, gazetarëve dhe diplomatëve ndërkombëtarërikonfirmoi se Kosova sot është e pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa. “Çështja e Kosovës, statusi i saj, njëherë e përgjithmonë është kryer dhe tash pas njohjeve atë duhet integruar në instancat ndërkombëtare si në BE dhe në NATO”, deklaroi Jamie Shea në Gjenevë duke u përgjigjur agjencinë informative “Presheva Jonë”

Bombardimet e NATO-s na imponoi politika serbe agresive dhe e terrorit ndaj Kosovës

Në këtë simpozium mbi strategjinë e NATO-s dhe sigurinë evropiane përballë BE-së dhe Moskës, në debat, pos Jamie Shea-s, morën pjesë edhe prof.dr. Stephanie Hofmann, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin e Gjenevës, Andrei Zagorski, profesor për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Moskës dhe Daniel Warner, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare në Institutin Universitar në Gjenevë. Në këtë debat fjalën e mori edhe përfaqësuesi i mediave shqiptare në OKB (drejtor i agjencisë informative “Presheva Jonë”) cili duke faldneruar rolin a komunitetit ndërkombëtar nga bombardimet në Kosovë deri tek paavrësia e saj tha se “shqiptarët jnaë mirnjohës për intervenimin e NATO-s në Kosovë, periudhën e okupimit të saj nga Serbia, duke shpëtuar një popull të tërë që i kanosej katstrofa humanitare duke me filluar nga krimet, gjenocdi dhe masakrat serbe. “Sikur të mos ishte intervenimi i NATO-s në
Kosovë, sigurisht sot nuk do ta kishim këtë Kosovë çfarë e kemi, një vend i pavarur, i cili çdo ditë e më tepër po bëhet faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Falë misionit paqësor të NATO-s në rajonin e pasluftës sot kemi një Kosove të lirë, pa viktima dhe krime, pa gjenocid dhe terror, pa dëbime dhe spastrime etnike, të cilat forma të diskriminimit dhe terrorit serb popullata shqiptare i kishte përjetuar para ndërhyrjes dhe para aksioneve te trupave te NATO-s dhe të UÇK-së në Kosovë.”, ka deklaruar drejtuesi i agjencisë “Presheva Jonë” Nefail Maliqi.

Pyetjes sonë shtruar zyrtarit të lart të NATO-s se a mund të thuhet se situata aktuale e justifikon intervenimin e komunitetit ndërkombëtar, në këtë rast bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, Jamie Shea në një prononcim ekskluziv për agejncinë “Presdheva Jonë” u përgjigj: “Liderët e fuqive të mëdha botërore vazhdimisht sa herë kanë folur për Ballkanin, në diskurset e tyre kishin dyshime, si në fjalimet e liderëve nga vendet jugore, ngjashëm veprohej edhe për ata të Perëndimit. Dhe liderët tanë politikë i konsiderojnë normale kritikat gjithnjë negative nga drejtuesit rusë në adresë të NATO-s. Këto kritika më të ashpra ishin sidomos me rastin e Kosovës dhe rolit të NATO-s në rajon, çka, siç dihet, një mision i tillë i ishte imponuar Aleancës sonë. Por situata aktuale në Kosovë, ku proceset kanë shënuar progres, duket se ka bindur gojëkëqijtë për rolin e NATO-s në rajon dhe, natyrisht,
prezenca dhe roli ynë në Kosovë e në Ballkan pa dyshim justifikohet. Moskundërshtitë e Beogradit ndaj rezolutës së fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila flet për moskthim mbrapa të situatës, duke mos prekur as pavarësinë e Kosovës, dëshmon se Serbia po përpiqet të normalizojë relacionet e saj me BE-se me qëllim që t’i realizojë ambiciet e veta ndaj familjes së madhe evropiane dhe se po përgatitet për anëtarësim në BE. Një realizim i këtyre raporteve dhe marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe BE-së automatikisht del se Serbia duhet ta pranojë realitetin në Kosovë dhe normalizimin e këtyre marrëdhënieve edhe me Kosovën si pjesë e zgjerimit të BE-së. Situata aktuale, sidomos e njohjeve të Kosovës, edhe pse ende është e ngadalshme, është një proces në rrugë të mirë, por situata në përgjgitjsi ka shënuar avancime edhe spe në rajon për qveritarët pritet ende shumë punë e
amdhe…”

NATO dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës ose ndërrimin e territoreve me askënd!

Në vazhdim z.Jamie Shea, duke folur për angazhimin e Aleancës Veriatlantike në Kosovë dhe sukseset e këtij misioni paqësor në rajon, pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, megjithatë nuk fshehu edhe gabimet ose lëshimet, aty-këtu siç u shpreh ai, që janë bërë nga NATO-ja. Aleanca megjithatë ia kishte arritur qëllimeve të saj në Kosovë për të ndaluar shfarosjen e një popull të tërë nga një regjim i egër serb që kanoste tërë Ballkanin.

“Se a ishte një sukses i plotë i intervenimit të NATO-s në Kosovë? – Jo. A ishim të shkëlqyeshëm gjatë fushatës së intervenimit në rajon – Jo. A ishim pa gabime gjatë aksioneve? – Jo. Po a ishte i domosdoshëm një intervenim i NATO-s në Kosovë?- Po! Meqë me këto aksione ushtarake u ndërpre një politikë shfarosëse, një abuzim monstruoz me të drejtat e njeriut, në këtë rast të shqiptarëve etnikë të Kosovës. Por, mos harroni se shpesh është thënë se intervenimet ushtarake nuk janë shkop magjik dhe situatat nuk mund të ndryshohen shpejt, brenda një nate, por ne kësaj ia arritëm, ndoshta jo për një natë, por për 77 ditë të aksioneve të NATO-s. Dhe tash, pas një decenie të mbarimit të luftës, trupat e NATO-s në rajon janë zvogëluar, gjë që flet se situata çdo ditë e më shumë po normalizohet duke u dëshmuar se Kosova është në rrugë të mbarë të një vendi demokratik dhe faktor
stabiliteti në rajon…”, tha z.Jamie Shea duke folur në vazhdim për rolin e NATO-s në Kosovë dhjetë vjet pas bombardimeve të Aleancës kundër Serbisë.

Në pyetjen vijuese të bërë funksionarit të lartë të NATO-s, z.Shea, rreth deklaratave të autoriteteve serbe, qofshin ato për fushata të tyre partiake, që flasin për ndarjen e Kosovës ose ndërrimin e territoreve ndërmjet Serbisë e Kosovës, në këtë rast, siç pëshpëritet për Mitrovicën e Preshevën, dr.Jamie Shea shprehet për agjencinë tonë: “Assesi nuk e pranojmë ndarjen e Kosovës ose ndërrimin e territoreve. Jam i bindur se NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar kundërshtojnë këtë opsion. Aleanca, sikur edhe partnerët tanë, përkrah dhe mbron të vetmin opsion – Kosovën me këta kufij aktualë dhe çdo cenim i integritetit të saj do të shpinte kah destabilizimi i rajonit dhe nuk do të ishte në interesat e asnjërës palë, meqë sot drejtuesit e Ballkanit flasin për integrime në BE dhe në instanca të tjera ndërkombëtare dhe mendoj se nuk është as koha e as momenti të kthehemi mbrapa sikur me
pavarësinë e Kosovës ashtu edhe me politikat e dikurshme të Serbisë. Ne nuk përkrahim diskriminimet ose privilegjet për pakicat, por ne nga NATO mbështesim vetëm barabarësi dhe trajtim të ngjashëm me status të njëjtë të minoritetit serb në Kosovë me atë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si elemente dëshmuese të një vendi demokratik dhe të gatshëm të inkuadrohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Prandaj, tash kemi nevojë për dialog me Serbinë dhe me Kosovën, si dy shtete sovrane, sepse pavarësia e Kosovës është një proces i kryer dhe i pakthyeshëm, të cilës i ka vëne vulë edhe GJND-ja në Hagë dhe në këtë drejtim nuk ka kthim më mbrapa aty ku ishim dikur, aty ku u desh të intervenonim ushtarakisht. NATO dhe komuniteti ndërkombëtar nuk kthehen më mbrapa pas gjithë këtij mobilizimi dhe investimi ushtarak dhe diplomatik në favor të paqes dhe të stabilitetit në rajon”.

Gjenevë, 12 qershor / AIK-Presheva Jonë

While this wasn’t knudsen’s goal, it shows that people do consider bullying to be a serious offense, and social media can be a powerful http://topspying.com tool for both good and bad

One Response

  1. Agroni thotë:

    Pershendetje lexues, mir shum per kete intervist, por me sa njoh une, gazetarine foto e ketij zotrit Maliqi, nuk ka vend ne kete artikull, gazetari me rregulla te gazetarise nuk ka vend ne fot. Por si duket ky e ka vetem per lavdrata dhe me sa jam duke e percjedh veb faqen tuaj edhe te tjerat, ne qdo artikull Nefail Maliqi e ka foton e vet. Kjo asht gazetari joprofesionale dhe nje gabim i madh.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch