Home » Lajme, Vendore » Janë konstituar të gjitha organet e pushtetit lokal të Preshevës

Janë konstituar të gjitha organet e pushtetit lokal të Preshevës

Sot takim solemn ka mbajtur Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës në përbërje të plotë ku të ftuar ishin edhe drejtorët e institucioneve komunale. Të gjithë anëtarëve të këshillit komunal iu janë ndarë edhe aktëvendimet.

Kjo seancë ka qenë më tepër seancë e njoftimit në mes anëtarëve të këshillit komunal, dhe kanë nënshkruar deklaratat. Fillimisht kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa para anëtarëve të këshillit komunal ka marrë fjalën duke I uruar dhe në pika të shkurta paraqiti punën që bënë këshilli komunal si organ ekzekutiv I pushtetit lokal. Secilit anëtarë të këshillit komunal kryetari komunës së Preshevës ia dorëzoi edhe nga një dokument ku janë të paraqituar detajisht të gjitha punët nga 1 janari 2012.

Zv/kryetari I komunës së Preshevës, Skender Destani I cili me automatizëm është edhe anëtarë I këshillit komunal, tha se ky organ do të jetë funksional duke parë përbërjen e saj. Kurse kryetari kuvendit, Ramiz Latifi u uroi anëtarëve të këshillit komunal suksese në punë. Me konstituimin e këshillit komunal, komuna e Preshevës tash është bërë me të gjitha organet e saja të reja të dalura nga vota e lirë e qytetarit në zgjedhjet e 6 majit. / A.B./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch