Home » Lajme, Vendore » Janë përmbyllur zyrtarishtë garat sportive “Presheva 2012”

Janë përmbyllur zyrtarishtë garat sportive “Presheva 2012”

Janë përmbyllur zyrtarishtë garat sportive “Presheva 2012” të organizuara nga Lidhja e Sindikatave të Pavarura të Komunës së Preshevës, me neë organizim solemn në restorantin Evropa 3. Ky ishte edhe viti i 10 me radhë që organizohen garat për puntorët e komunës së Preshevës.

 

Lidhja e Sindikatave të Pavarura të Komunës së Preshevës, me një organizim solemn në restorant Europa, ka përmbyllur edhe zyrtarishtë garat sportive “Presheva 2012” të organizuara nga kjo sindikatë për vitin 2012. gjatë këtij viti garat janë mbajtur në 8 diciplina, futboll të vogël, basketboll, volejboll, pingpong, shah, shenjëtari, tërheqje të litarit, dhe atletikë, ku pjesëmarrës kanë qenë 10 organizata të komunës së Preshevës. Tre vendeve të para në çdo diciplinë iu janë ndarë edhe diploma dhe pehare.

Ky ishte edhe vit jubilar pasi që për të 10 vit me radhë organizohen garat sportive nga Lidhja e Sindikatave të Pavarura të Komunës së Preshevës. /H.R./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch