Home » Lajme » Java dhe forma e futbollistëve shqiptar në kampionatet evropiane

Java dhe forma e futbollistëve shqiptar në kampionatet evropiane

Valon Behrami e ka humbur duelin me futbollistin tjetër nga Kosova, që luajti për Udinesën, Almen Abdi me rezultat 2:0. Behrami luajti titullar, kurse Abdi në fushë është futur në minutën 74. Të dy futbollistët janë ndëshkuar me karton të verdhë.

Sulmuesi Erjon Bogdani ka luajtur vetëm 34 minuta në humbjen që skuadra e tij, Cesena e ka pësuar ndaj Catanias me rezultat 1:0. Humbje këtë javë ka pësuar edhe Përparim Hetemaj, që me skuadrën e tij Chievo është mposhtur nga Parma me rezultat 2:1. Hetemaj në fushë ishte për 90 minuta.

Albert Bunjaku pas një kohe bukur të gjatë i është kthyer përsëri fushës. Ai dje ka zhvilluar 45 minutat të pjesë së dytë për skuadrën e Nurnbergut, që luajti baras me Werder Bremen.

Në Bundesliga II, Enis Alushi ka luajtur plot 90 minuta në fitoren e thellë 4:0 që skuadra e tij Paderborn e ka shënuar në udhëtim ndaj Bochumit. Alushi asistoi në golin e parë për sulmuesin Breandy. Te Paderborni i plot ishte edhe Alban Meha që gjithashtu ishte asistues në golin e dytë të skuadrës së tij. Në anën tjetër te Bochum nuk u paraqit fare Faton Toski për shkak të lëndimit.

Emir Bajramit i ka mjaftuar vetëm një minutë lojë për të shënuar gol. Në fakt Bajrami në fitoren e thellë me skuadrën e tij, Tente që e ka shënuar ndaj Den Haag me rezultat 5:2, ndeshjen e ka nisur nga bankina. Ai në fushë është aktivizuar në minutën e 75-të për të shënuar gol në minutën e 76-të.

Agon Mehmeti është paraqitur titullar për skuadrën e Malmos në barazimin 1:1 që e kanë shënuar në fushën e vet ndaj Trelleborgut. Mehmeti ka luajtur vetëm në 45 minutat e parë për t’u zëvendësuar nga Durmaz.

Për Malmon ka luajtur edhe Dardan Rexhepi, që në fushë është aktivizuar nga minutën e 85-të. Rezultat jo të mirë kanë pasur edhe Valdet Rama e Kushtrim Lushtaku, që janë paraqitur titullar në skuadrën e Orebros që në fushën e vet pësoi humbje nga Geteborgu (2:1).

Lushtaku luajti 90 minuta, ndërsa Rama u zëvendësua në minutën 54. Ardian Gashi ka shënuar fitore të thellë 3:0 me skuadrën e Helsinborgut në ballafaqim me Mjallbyn. Gashi ishte titullar në ndeshje për t’u zëvendësuar në minutën e 84-të. Etrit Berisha e Anel Rashkaj kanë qenë titullar në përballjen ndërmjet vete. Berisha ishte me i suksesshëm me Kalmarin, që shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Halmstadit.

Isuf Llumnica ka shënuar golin e fitores për skuadrën e winterthurit në ndeshjen për Kupën e Zvicrës që e zhvilluan ndaj FC Badeb. Ndeshja Baden – Winterthur u mbyll me e rezultat 0:1.

Jahmir Hyka ka shënuar golin e tretë për Luzernin, i cili mposhti ekipin Losone (3:0).

Andi Lila është ndëshkuar me karton të verdhë në fitoren e ekipit të tij, Janina ndaj Asteras Tripolis. Lila luajti 90 minuta.

Njazi Kuqi ka luajtur 90 minuta për Panionios, i cili të dielën në mbrëmje është mposhtur në fushën e vet nga PAOK-u i Selanikut (1:2).

Edgar Çani i ka dhënë fitoren e ekipit të Polonisë së Varshavës, me golin që e shënoi në minutën e 75-të të ndeshjes së dielës ndaj Legias (2:1).

Hamdi Salihi shënoi gol për Rapidin e Vjenës, i cili tund rrjetën e Kapfenbergut në fitoren thellë (5:1).

Fatos Beqiraj shënoi një gol në fitoren me shifrat 7:0 të Dinamo Zagrebit ndaj Varazhdinit. Beqiraj luajti gjatë tërë ndeshjes, kurse shkundi rrjetën mysafire në minutën 47.

Arbër Abilalijaj sërish është shfaqur vendimtar për Inter Zapreshiqin, i cili me golin e shqiptarit mposhti Rijëkën (1:0). Pas kësaj fitoreje, Inter zë vendin e tretë në kampionat.

Erfan Zeneli shënoi gol për HJK Helsinki, i cili barazoi në fushën e Inter Turku (1:1).

After paraphrasing her partner, she college-homework-help.org/ can then follow that with an I statement I see what you mean

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch