Home » Lajme, Vendore » Javën e ardhshme pritet të fillojë asfaltimi i rrugës kryesore në Preshevë

Javën e ardhshme pritet të fillojë asfaltimi i rrugës kryesore në Preshevë

Pas shumë takimeve të egzekutivit të Komunës së Preshevës të zhvilluara në ministri të ndryshme në Beograd, e sidomos në ministrin e infrastrukturës fillimisht u sigurua asfaltimi i rrugës së Gjilanit. Kjo rrugë përveç asfaltimit u pais edhe me mbrojtëset anësore që tani e tutje eviton rrezikun e ndonjë aksidenti me pasoja fatale. Ndërsa javën e ardhshme pritet të vazhdoj asfaltimi i rrugës kryesore prej ish stacionit të autobusave deri te lumi i qytetit në rrugën e Gjilanit. Me përfundimin e asfaltimit të këti aksi rrugor përveç që qendra e Preshevës do të merë një pamje shumë më të bukur, njëkohësisht edhe do të kompletohet rruga e re nga Stacioni Hekurudhor deri në kufirin e Muçibabës. Kjo rrugë ishte tepër e dëmtuar shkaku se vite të tëra nuk ishte investuar as në mirëmbajtje e as në riasfaltim.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch