Home » Lajme, Vendore » Jehona e zgjedhjeve parlamentare në Luginë të Preshevës – SHOQËRIA CIVILE ME KANDIDAT TË PAVARUR

Jehona e zgjedhjeve parlamentare në Luginë të Preshevës – SHOQËRIA CIVILE ME KANDIDAT TË PAVARUR

Mosuniteti dhe përçarjet e mëdha ndërpartiake në Luginë të Preshevës,rreth zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ka nxitur shoqërinë civile, të paraqitet me kandidat të pavarur.

Shoqëria civile duke parë ndasitë e thella politike të spektrit politik shqiptar dhe rrezikun e mbetjes së shqiptarëve pa përfaqësues legjitim në parlamentin republikan, ka vendosur të dalë me listë të përbashkët e cila do të titullohet: ‘Lista shqiptare për ardhmërinë e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës”.

Shoqëria civile, gjatë këtij vikendi, do ta bëjë publik emrin e prijësit të “Listës shqiptare për ardhmërinë e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës”. / Tërnoci Press/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch