Home » Lajme, Vendore » “JEHONA” TE MINISTRI I EKONOMISË NË PRISHTINË

“JEHONA” TE MINISTRI I EKONOMISË NË PRISHTINË

Sot, drejtuesi e revistës së vetme të pavarur në Luginën e Preshevës “Jehona” z. Zaim Haliti, ishte në një vizitë me karakter pune te Ministri i Ekonomisë së Republikës së Kosovës z. Fadil Ismajli.

 

Ministri i Ekonomisë, u njoftua për së afërmi me rolin dhe rëndësinë e “Jehonës”, në përmirësimin dhe avancimin e informimit shqip, përkatësisht të gazetarisë së shkruar, jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe më gjerë.

 

Drejtori i revistës “Jehona”, Zaim Haliti, e njoftoi Ministrin z. Fadil Ismajli për misionin e këtij mediumi të shkruar, i cili për herë të tretë u rilind për ta vazhduar rrugëtimin e informimit të qytetarëve në mënyrë korrekte, të drejtë dhe efikase.

 

Ministri i Ekonomisë z. Fadil Ismajli, vlerësoi lartë misionin e mediumeve në demokratizimin e Luginës së Preshevës.

 

Lidhur me këtë vizitë, do të mësoni më shumë në numrin e ri të revistës “Jehona”./Tërnoci Press/

One Response

  1. Thuajse me të gjithë nga Lugina e Preshevës, që ishin prezent, biseduam, me dikë më shumë e me dikë më pakë, me rëndësi, që të gjithë, e kanë përshëndetur këtë nismë, këtë ide historike të deputetit Haziri. Ndërsa deputeti Haziri, disa herë, ishte afër nesh, ai mundohej në çdo moment, që të na nderoj të gjithëve dhe ashtu bëri, duke respektuar e duke i përshëndetur të gjithë të ftuarit nga Lugina veç e veç. Momentet e fundit… Atëherë, kur Parlamenti i Kosovës, dështoi të miratojë rezolutën për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc edhe pse për disa orë më radhë u diskutua, shqetësoi një pjesë të delegacionit të Luginës së Preshevës, por edhe të mërgatës, por megjithate, në tërësi me shumë vëmendje, është përcjellur dhe shpresojnë, se në ditët në vazhdim, do të kenë kohë për të bashkëbiseduar edhe më shumë dhe të vendoset e mira për ato treva për një afat të gjatë dhe të përhershëm edhe pse në zemra e çdo shqiptari në Kosovë, është Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.Si u ndje i pari i Preshevës Ragmi Mustafa, ai i Bujanocit Nagip Arifi dhe ish shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu?Që të tre këta liderë, u ndjenë, jo mirë me të përfunduar në këtë formë, ky debat, por në përgjithësi, të kënaqur dhe mbeten me shpresa, se do të bëhet më mira për ato treva shqiptare nga ana e Kosovës. Këta liderë, edhe para debatit, gjatë debatit dhe pas debatit, patën takime me të parët e Kosovës dhe nuk qëndron, e as që duhet të mendohet, se Kosova, nuk po bënë sa duhet për këto treva. Ata, presin, që së shpejti, e gjithë qeveria e Kosovës dhe me opozitën, do të bashkëbisedojnë dhe të bijnë në harmoni, që Lugina e Preshevës, të mos jetë hije për Kosovën, por të jetë mbështetëse kryesore për të drejtat natyrore, që duhet ti gëzojnë vëllezërit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe në seancën e ardhshme të realizohe më e mira.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch