Home » Lajme, Vendore » Jelko Kacin: Serbia do të fillojë të marrë pjesë në takime pa marrë parasysh se si do të paraqitet Kosova

Jelko Kacin: Serbia do të fillojë të marrë pjesë në takime pa marrë parasysh se si do të paraqitet Kosova

Raportuesit për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, i cili gjatë ditës së djeshme ka biseduar me disa zyrtarë të lartë të Serbisë, përfshirë edhe kryeministrin e këtij vendit, Ivica Daçiq, i është premtuar se Serbia do ta ndryshojë qëndrimin e saj për sa i përket mos pjesëmarrjeve nëpër forumet rajonale, në të cilat merr pjesë Kosova, i ka thënë agjencisë STA, ndihmësi i Kacinit, Andrej Lavter. Ai ka thënë se Serbia do të fillojë të marrë pjesë në ato takime pa marrë parasysh se si do të paraqitet Kosova. Po sipas këtij zyrtari, ky është rezultat edhe i vërejtjeve të përvitshme të Kacinit se me mospjesëmarrje apo braktisje të takimeve, dëmet i bartte vetëm Serbia. Daçiqi dhe ndihmësja e kryeministrit për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq i kanë thënë Kacinit se qeveria me nuk do të jap kurrfarë date apo premtimi qytetarëve për sa i përket anëtarësimit të Serbisë në BE, mirëpo do të punojë në këtë drejtim./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch