Home » Lajme » Jemeni, shteti 100 që e njeh Kosovën

Jemeni, shteti 100 që e njeh Kosovën

Kosova ka marrë sot njohjen jubilare të 100.  Shteti i radhës që e pranon pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës është Jemeni.

Lajmin e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, sekretari i parë në Ministrinë e Jashtme të Jemenit, Marëan Ali Noman, raporton KTV.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj e ka konfirmuar njohjen e Kosovës nga Jemeni përmes rrjetit social “Twitter”.

“Kam folur me ministrin e jashtëm, Abu-Bakr Al-Qirbi, i cili ma konfirmoi njohjen formale dhe zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch