Home » Lajme, Vendore » Jep dorëheqeje kryetari i OVL-së të UÇPMB-së Munir Rexhepi

Jep dorëheqeje kryetari i OVL-së të UÇPMB-së Munir Rexhepi

Ka dhënë dorëheqëje kryetari i OVL-së të UÇPMB-së Munir Rexhepi, arsyejet për dorheqjen e Rexhepit nga ky post është gjendja politike e mjerueshme nga Individ dhe Grupacione të ndryshme për interesa jo kombëtare siç eshtë organi i dhunshëm i instaluar nga qarqet e Qeveris së Serbis, ku me Pretendime për kolonizimin e Preshevës, nga istrumetet e instaluara dojnë ta tjetërsojn Preshevën.

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS UÇPMB-së

Të nderuar familjar të Dëshmorëve

Të nderuar Invalid dhe Veteran të luftës së UÇPMB-së

Të nderuar antar të kryesis së OVL-UÇPMB-së

Un , MUNIR REXHEPI kryetar i OVL-UÇPMB-së, njoftoj kryesin e OVL-së,

Antarsin dhe opinionin publik për dorheqjen time nga të gjitha funksionet e organizatës së Veteranëve të UÇPMB-së, ku kam vepruar gjer më tani.

Veprimi im ka qen si Sekretar ne OVL, për periudhën dy vjeçare, dhe kam vazhduar udhheqjen e Kryetarit të OVL-UÇPMB-së deri ne fund të mandatit katër vjeçar.

Veprimet e mija ne OVL kan qenë në harmonizim me statusin e OVL-së për Përkujtimet e Dëshmorëve në vendet e Rënjes së Heronjve të Atdheut, dhe përkujdesja e familjarëve të Dëshmorëve, Invalidve dhe Veteranët e Luftës së UÇK-së dhe UÇPMB-së.

Veprimet kan qenë të natyrave të ndryshme si ato vizita nëpër shtëpi të Invalidëve, të sëmuarve dhe familjet me vështirsi ekonomike sociale.

Disa her kemi organizuar tubime me përbajtje Kombtare, ekspozita të Dëshmorëve përkujtime dhe Protesta për padrejtsit që I bëhen Shqiptarëve në vazhdimsi .

Arsyetim për dorheqjen time jan të shumta, por evidente është gjendja politike e mjerueshme nga Individ dhe Grupacione të ndryshme për interesa jo kombëtare siç eshtë organi I dhunshëm I instaluar nga qarqet e Qeveris së Serbis, ku me Pretendime për kolonizimin e Preshevës, nga istrumetet e instaluara dojnë ta tjetërsojn Preshevën.

Un Munir Rexhepi kam kandiduar për këshilltar në Kuvendin Komunal të Preshevës, ku doti shërbej vendit tim me krenari në mbrojtjen e integritetit teritorial, demografik të Preshevës ku I kanoset një rrezik I jashtëzakonshëm nga qarqet Serbe me metoda të njoftura të presionit, dhunës sistematike edhe nga strukturat e policis, ushtris, njësitet speciale që veprojn në komunën tonë të pa mbrojtur, për qëllime jo njerzore nga një sistem I dhunshëm.

Data 18.12.2017 KRYESIA E OVL-UÇPMB-SË
PRESHEVË KRYETAR MUNIR REXHEPI

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch