Home » Lajme, Opinione » Jo burgosjes së opozitës , jo gazitlotësjellës ,por Jo edhe antiamerikanizëm !

Jo burgosjes së opozitës , jo gazitlotësjellës ,por Jo edhe antiamerikanizëm !

Fahri-Xharra“E tuj kenë se këtu rregullohet politika jo mbas interesash të atdheut por mbas interesah së gjithsecilit, çdo punë që po ndodhë kaq dredhet e shpërdredhet e shtohet e zvoglohet e zbukurohet sa nuk mundesh me e dijtë se shka  asht rrenë e shka asht e drejtë. (Gjergj  Fishta 1913 )
Pazari i Kosovës  … “ asht ba klub me pi kafe e me ba llafe . Oh po, ! Për politikë mos pyet. Këtu politikë sa të duash. Pa pasë studju kurrë me politikë, çdo kpopuk don me u shitë per Bismarkpa i pasë ndie  kurrë emnin strategjisë.. Por me pasë rrezik me ndejë me ndonji asish që ia sht mbush mendja se asht i mendshëm, ateherë nuk i gjen maje vehtes; ta ban botën fele fele; i ngatrron krajlat shoq me shoq me të thanë mendja se atëherë po , kërcet lufta e po bahet name ….” kështu shkruante At Gjergj Fishta  në vitin 1913 , një vjet pas shpalljes së pavaresisë së madhe ; atëherë ku nuk dihej se kush me kë është , atehërë kur babushat e mbanin mendjen te dumbaba dhe gjysmën e Shqipërisë e kishin fqinjët ,po ata të sotmit.
Është shumë shqetësues patriotizmi i tepruar i disave të cilët i japin të drejtë miqve të tyre e sidomos nga Shkupi  ;  “Me të drejtë thotë një mik imi nga Shkupi se ne shqiptarët i bëjmë tifozeri ShBA-ve. Ky s’është partneritet politik dhe ekonomik. Kjo s’është aleancë ushtarake dhe strategjike. Kosova që të fillojë të peshojë më rëndë në arenën ndërkombëtare duhet që ta përfytyrojë veten si pjesë të kombit shqiptar shtatëmilionësh në Ballkan dhe ta ketë një udhëheqje radikale në diskurs dhe veprim politik që nuk sprapset para vuçiqave e daçiqave. Kot jemi të urtë e të sjellshëm.”
Giordanno Bruno ka thënë  që sikur ta kishte një loz do ta lëkundëte  rruzullin e tokës , edhe unë e kisha quejtur hallën dajë sikur ajo t`kishte … A vetëm të flasim dhe ta  bëjmë “ botën fela fela ?
“Të gjithë e dimë se NATO-ja nuk e bombardon më Serbinë. NATO-ja madje as që ka armatim të vetin. NATO-ja e ka armatimin e shteteve anëtare. Shtetet kanë armatim. ……. NATO-ja e KFOR-i nuk mund të jenë zëvendësim për ushtrinë tonë.  “ ….me të vërtetë kishte të drejtë ai që teoretikisht do t`ia humbte drejtpeshimin rruzullit  të tokës  por ku me e marrë at loz ?. Anti Nato , dhe Anti KFOR ! Kjo është e tepërt dhe i takon kohës së Zhyl Vernit me udhëtimin e tij në qendrën e zjarrtë të tokës,

Gabimet politike  e rëndojnë rolin e sinqeriteti politik ndaj atdheut ; shkruajnë se temë e vizitës së sekretarit amerikan të shtetit John Kerry «është lufta globale kundër terrorizmit, mirëpo aty jemi pak të rëndësishëm»
Edhe kjo një katastrofë e deklaratës ; “shqiptarët” duan ta “vrasin  Papën “ :  tronditet bota  ! e ne e shofim si të parëndësishëm  për ne  këtë lajm .Duam ta minimizojmë , ta bëjmë aq të parëndësishëm sa që kur të na del gjumi e shofim vetën në  Kosovën  e pëgatitur po nga ata

John Kerry, Sekretari amerikan i Shtetit, ka lëshuar një paralajmërim të zymtë se Kosova është një nga vendet evropiane që janë në vijën e zjarrit, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë (shkruante në “Zëri “)  Cili nga politika e jonë pozitë-opozitë  i pati dhënë vëmendje kësaj deklarate.
“ Personazhet e rebelimit duket se vuajnë ca nga mllefi, ca nga padurimi, por ca edhe nga harresa. Ka ndodhë ajo që konstatonte shkrimtari Kadare tek ”Mbi Krimin në Ballkan”. Është harruar e djeshmja, nuk u zbardhën krimet, nuk u vunë para drejtësisë kriminelët. U harrua pushtuesi. Krimi mbeti i pandëshkuar. Kosova nuk arriti të bëjë transparencën e krimit dhe ai, krimi dhe kriminelët mbetën të pandëshkuar deri në fund. Tani krimi është në sulm. Serbët po përfitojnë. Beogradi po fërkon duart duke i tundur gishtin Amerikës dhe Europës: Ju thamë, ata(shqiptarët) nuk dinë të bëjnë shtet….Mos e pranoni Kosovën në UNESCO se kosovarët po shkatërrojnë Parlamentin e tyre …..

“Me të drejtë thotë një mik imi nga Shkupi se ne shqiptarët i bëjmë tifozeri ShBA-ve.”  Enver Robelli shkruan : , por kjo propagandë e pistë nuk duhet ta hutojë askënd: gjermanët kanë qenë mbi gjysmë shekulli tifozë të mëdhenj të Amerikës derisa arritën bashkimin – falë Amerikës. Dhe, edhe sot, elitat politike, ekonomike dhe intelektuale gjermane, përkundër kritikave të drejta ndaj Amerikës, angazhohen për aleancë të fuqishme me Washingtonin. Brenda një çerekshekulli shqiptarët, falë Perëndimit, kanë arritur suksese që nuk mund të mohohen: intervenimi i NATO-s për çlirimin e Kosovës (1999), pavarësia e Kosovës (2008) dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO (2009) janë më të rëndësishmet. Të gjitha këto u arritën përkundër se kishim një klasë politike batakçinjsh: Shqipërisë faktikisht iu dhurua anëtarësimi në NATO, intervenimi në Kosovë u bë edhe nga shtetet që tradicionalisht kanë qenë aleate të Serbisë ose, si Gjermania, shumë skeptike sa i përket bombardimit të Serbisë. “

“Është lufta globale kundër terrorizmit, mirëpo aty jemi pak të rëndësishëm»  …. .. “Samet Imishti u arrestua një ditë më parë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane, për dyshimet mbi terrorizëm dhe për tentim për tu bashkuar në konfliktet e jashtëm. Por, sot dikush është lajmëruar nga facebook’u i tij dhe ‘siguron’ për pafajësinë e 48 vjeçarit, i cili dyshohet se bashkë me tre të tjerë ishin duke përgatitur sulm për ta vrarë Papën, transmeton Gazeta Express. Imishti nga fshati Rezhancë e Hanit të Elezit, nuk është i vetmi kosovar i arrestuar të martën për terrorizëm. Edhe dy familjarët e tij, vëllai Ismail Imishti dhe nipi Mërgim Imishti kanë përfunduar në pranga nga një tjetër aksion policior i kryer në Itali. Ata u arrestuan në të njëjtën kohë në Kosovë dhe Itali përmes aksioneve të koordinuara të të dy autoriteteve të sigurisë Italiane dhe atyre kosovare.

Jo burgosjeve politike , jo Zajednicës , jo antiamerikanizmit!

Fahri Xharra 02.12.15
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch