Home » Opinione » Jo, inkuzicionit islamik në Kosovë.!

Jo, inkuzicionit islamik në Kosovë.!

Çështja e shamisë është vetëm maja e Icebergut islamik në Kosovë, e kurrkush nuk e di se sa i madh është Icebergu (shkëmbi lundrues i akullt), askush nuk e di se çfarë vëllimi fshihet nën ujë. Jo, jo, shumë mirë e dimë dhe kuptojmë se ku qëndron e vërteta e kësaj dhembshurie për nënat, motrat dhe gratë tona

Shkruan: Fahri XHARRA

Jo, inkuzicionit islamik në Kosovë.!

 

:“Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund ta ndjekë historinë e fisit të vetëm ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”. (Shkenctari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916) )

 

 

Shteti duhet të bëjë infrastrukturën ligjore dhe fillimisht lënda e fesë islame të futet si lëndë në fakultete (Amir Ahmeti.) fillimisht dhe çdo gjë fillon fillimisht, kurse përfundimisht nuk dihet. Nuk dihet së paku publikisht se planifikuesit e dine mirë se deri ku e kanë qëllimin. Andaj, kërkuesit në emër të kërcënimit nëse nuk plotësohet ”dëshira” e tyre, nuk do të votojnë ligjet, do të ikin nga koalicioni, etj.

Braktisja e koalicionit

Pra, e kuptuat që fjalën e kam për komisionin qeveritar për shami në shkolla. Ku je Kosovë? ” Burimet e gazetave kanë thënë se kryeministri i vendit, vendimin për krijimin e një komisioni të tillë e ka marrë pas disa kërcënimeve që ai ka marrë nga deputeti i PD-së, Amir Ahmeti, dhe nga disa deputetë të tjerë të PD-së, se do ta braktisin koalicionin dhe nuk do t’i votojnë shumë ligje në Kuvend”, Shumë bukur! E vetëm edhe ketë e kemi mangu, se të gjitha punët e tjera janë rehatu, i tërë populli i Kosovës punon, të gjithë jemi të arsimuar me shkolla të mesme dhe fakultete. Po s’kanë faj këta, kur vijnë turqit që donë edhe historinë të na ndërrojnë e pse jo edhe të na kthejnë me qindra vite mbrapa. Por një gjë e di se fëmijët e mi nuk do të shkojnë në shkollë nëse u imponohet lënda nga feja, këtë e di shumë mire se kjo nuk do të ndodhë kurrë”, shkruan një lexues në një portal. Kurse tjetri brengoset edhe më shumë: ” Urime Kosovë urime shqiptari, lindja e errësirës dhe e mesjetës në Kosovë, Kosova po shkon me hapa të sigurt drejt mesjetës dhe urrejtjes fetare e me këtë edhe një lufte fetare (qytetare) lamtumirë përgjithmonë Kosovë jo vetëm nga unë, po edhe nga më shumë se 40% të rinisë ……” Brengë e madhe popullore!

Kosova, shtet laik

Kirsch Jonathan në librin e tij “The Grand Inquisitors Manual: A History of Terror in the Name of God.( Historia e terrorit në emër të fesë) e përshkruan kohën më të errët, atë të inkuizicionit në Evropë. Një doracak për inkuizitorët e shpjegonte qëllimin e dënimeve inkuizicionale…sepse dënimi nuk është i lidhur me korrigjimin e atij që dënohet, por për të mirën publike, në mënyrë që të tjerët të tmerrohen dhe të ikin nga e keqja që mund t`u vijë. Pra? Çka thoshte inkuizicioni dhe se kujt i drejtohej? Besimtarëve të vet me mundësi absolute për frenimin e çdo gjëje përparimtare. Ata nuk donin që të lëvizin gjërat me kohën. Prapambeturi. Dhe, falë kësaj periudhe të errtë, Evropa ngeli prapa mbi 300 vjet.Poneve a po na kanoset një inkuizicion islamik i llojit të vendeve më të errëta?Po. Çështja e shamisë është vetëm maja e Icebergut islamik në Kosovë, e kurrkush nuk e di se sa i madh është Icebergu (shkëmbi lundrues i akullt), askush nuk e di se çfarë vëllimi fshihet nën ujë. Jo, jo, shumë mirë e dimë dhe kuptojmë se ku qëndron e vërteta e kësaj dhembshurie për nënat, motrat dhe gratë tona.  “MASHT-i respekton Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi. Në këtë rast, sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 8, thuhet se Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Në bazë të kësaj, MAShT-i me udhëzimin administrativ për Kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta ka përcaktuar rregullat e institucioneve arsimore të Kosovës. Kurrikula e Kosovës e cila është në fazën e pilotimit nuk përcakton ndonjë lëndë më karakter fetar”. Përfundimisht jo. Jo me J të madhe. Boll mo!

Gjuha fyese e imamit

Ende pa hyrë në jetë ligjet islamike në shoqërinë tonë na dalin paralajmëruesit me kërcënimet e tyre me këshilla për moralin. Dhe maja e Icebergut duket shumë e vogël.
Ja një përgjigje dinjitoze për atë se çka po na ”këshillohet”.
“Të dashur miq, kurrë në jetën time nuk kam dëgjuar të fliten kaq shumë fjalë fyese denigruese, të fëlliqura për gratë, vajzat, sa sonte në një video, ku një imam nuk lë gjë pa thënë kundër grave shqiptare. Është e paprecedent që një udhëheqës fetar të fyejë gjithë gratë e një kombi, t’i shpallë ato të pamoralshme, të përdorë gjuhë denigruese, fyese dhe gjuhë të urrejtjes, të bëjë thirrje që ato të hidhen në rruge si leckë, sepse qenkan të pamoralshme sipas kutit të tij. Kjo gjuhë fyese dhe urrejtjeje është shkelje e Kushtetutës, është thirrje për dhunim të lirive njerëzore. Kërkoj nga Bashkësia Islame që të distancohet publikisht nga ky imam dhe të gjithë ata udhëheqës fetare që në vend të edukojnë po helmojnë të ardhmen e këtij vendi, të rinjtë. Kërkoj gjithashtu nga mediet që të mos u japin hapësirë këtyre njerëzve të sëmurë, por të raportojnë me kriticizëm veprimtarinë e tyre. Besoj që edhe institucionet do t’ia japin përgjigjen e merituar”. (Alma Lama).
Kreu i këtij komisioni për shami dhe mësim fetar, Amir Ahmeti, ka thënë se kërkesën për një komision të tillë ia ka paraqitur kryeministrit pas kërkesave të shumta që ai ka marrë nga elektorati i tij dhe nga qytetarët për këtë ndalesë që u është bërë me Udhëzimin administrativ që ishte nxjerrë nga MASHT-i. Sa i madh qenka ai elektorat?
Ishte vetëm maja e Icebegut islamik në Kosovë.
E dimë ne që po mundohen të na fusin në vorbullën e vrimës së zezë.
“Perëndi e trimërisë ishte mëm’ e Shqipërisë”, thoshte Naimi dhe vazhdon: “Gjithë ç’jemi shqiptarë, jemi një fis e një farë, kemi të tërë një shpresë, një gjak, një gjuhë, një besë, besë kemi perëndinë. Dhe ligë vëllazërinë, jemi gjithë shqiptarë. S’jemi të çar’ e të ndarë. Jemi shtëpi e fëmijë, At’ e mëm’ e bir e bijë”.

 

 

 

 

Fahri Xharra  05.06.13

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch